E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazeta Shqip zbuloi mungesen e draftit per kufirin

Skandali i humbjes se dokumentit

Deri ne deklarimin e para disa diteve te ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto per dizajnimin e nje Komisioni te Posacem per rinegociimin e marreveshjes se kufirit detar me Greqine Ministria e Jashtme ka kaluar ne disa etapa jo pak problematike. I ardhur ne detyre sapo skandali i draftit te pare ishte fashitur Haxhinasto ka deklaruar disa here se procesi do te repsktoje vendimin e gjykates deklarime te shoqeruara keto me disa hapa konkrete. Keshtu teknikisht ne konsultimet vjetore diplomatike mes te dyja vendeve te zhvilluara para disa muajsh ne Athine u ra dakord per ngritjen e grupit te opsioneve i cili presupozohet te kete perpunuara variantet e mundshme qe Shqiperia do te vere ne tryeze me palen greke. Por keta hapa te rrethuar me nje klime ndjeshmerie te larte te opinionit publik nuk kane munguar te shoqerohen edhe me disa incidente jo pak te demshme per imazhin e Ministrise se Jashtme. Keshtu ne muajin nentor 2010 gazeta Shqip ne numrin e dates 12 zbuloi se vetem dy jave para se ekipi i Ministrise te nisej per ne Athine per diskutimin e ceshtjes se kufirit detar kishte konstatuar mungesa te draftit te marreveshjes tokesore me Greqine. Sipas burimeve te cituara nga gazeta Shqip problemi i kufirit me fqinjin jugor prek edhe ate tokesor dhe ne kete drejtim Ministria e Jashtme e Shqiperise eshte para faktit se pala greke pervec marreveshjes per kufirin tokesor te nisur ne vitin 1996 nuk ka kthyer pergjigje as per marreveshjen mbi rregullimin e ujerave te brendshem qe i eshte paraqitur zyrtarisht nga pala jone ne vitin 2000. Aktualisht deklarimi i Haxhinastos parimisht nenkupton kapercimin e kesaj situate te krijuar edhe pse per kufirin tokesor ende nuk ka asgje zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›