E Shtunë, 31 Tetor 2026

TVSH zero per buken dhe miellin

PS-ja depoziton nisme ligjore per mallrat e shportes

Partia Socialiste hedh hapin e pare konkret ne perballjen parlamentare me shumicen duke marre si ceshtje kryesore cmimet e mallrave te shportes. Kreu i grupit parlamentar te saj Gramoz Ruci ka depozituar dje ne Kuvendin e Shqiperise nje nisme ligjore te selise roze e cila sugjeron ndryshime ne Projektligjin Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7928 date 27.04.1995 Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar i ndryshuar. Duke trajtuar ne menyre analitike situaten aktuale ekonomike papunesine borxhin publik dhe faktin se 120 mije familje jetojne me ndihme ekonomike PS-ja ka propozuar disa shtesa qe ne thelbin e vet synojne reduktimin e TVSh-se per mallrat e shportes. Furnizimi per grurin miellin buken qumeshtin vezen jane furnizime qe tatohen me 0 TVSH dhe furnizimi per vajin sheqerin dhe orizin jane furnizime te tatueshme ne masen 10 duke filluar nga data 1 janar 2012. Pas nenit 24/2 te shtohet neni 24/3 me kete permbajtje Furnizimi i barnave dhe sherbimeve shendetesore nga institucionet shendetesore publike dhe private eshte furnizim i perjashtuar duke filluar nga date 1 janar 2012 propozon PS-ja ne nje nisme qe duket se do te ngjalle debate. Arsyeja e kesaj nisme sipas PS-se eshte ulja e cmimeve dhe lehtesimi i jeteses per qytetaret shqiptare. Deputetet e opozites propozojne kete projektligj me qellimin kryesor per te lehtesuar perballimin e jeteses se shqiptareve nepermjet lehtesimit te barres fiskale dhe ndikimit direkt te cmimi i ketyre produkteve. Ne mendojme se nga ana tjeter ulja e cmimeve do te kontribuonte ne rritjen e kerkeses per keto produkte thuhet ne relacionin e PS-se. Si argument shtese jepet fakti se me vendosjen e kasave fiskale evazioni fiskal teorikisht duhet te jete ulur cka per pasoje nuk do te duhet te ndikoje ne te ardhurat qe qeveria vjel per keto mallra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›