Rajerson Ashtu si Ramiz Alia politikanet shqiptare nuk e shohin te kaluaren ne sy
Ambasadori i pare amerikan ne Shqiperi pas rivendosjes se marredhenieve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes Uilliam Rajerson nga Uashingtoni ku jeton aktualisht pershendeti 20-vjetorin e hapjes se ambasades amerikane ne vendin tone. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes ambasadori i cili qendroi ne Shqiperi nga viti 1991 deri ne vitin 1994 theksoi se tashme Shqiperia kishte bere shume perparim por ende ne kishte vend per permiresime. Sipas tij politikanet shqiptare ende nuk kishin eliminuar nje defekt te mbartur prej kohesh ate qe lidhet me shikimin drejt e ne sy te se shkuares se tyre. Ajo qe nuk po ndryshon ne Shqiperi eshte fakti se ende nuk po shihet drejt e ne sy e kaluara. Ne biseden e pare qe kam pasur me Ramiz Aline i thashe Zoti President duhet te pranoni ato qe kane ndodhur ne te kaluaren ashtu sic kane bere gjermanet. Ai mu pergjigj Kjo nuk ka te beje fare me ne deklaroi Rajerson 17 vjet pas largimit te tij nga Shqiperia. Per sa u perket te tjerave Rajersonit duket se i pelqen te mos vereje shume ndryshime mes politikaneve te SHBA-se dhe atyre te Shqiperise. Shqiperia ka bere perparim kjo nuk ka dyshim. Problem eshte hendeku ne te ardhurat e njerezve i cili duket se po thellohet. Por ky eshte problem edhe ne Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu ne u predikojme shqiptareve nevojen qe partite politike te pajtohen me njera-tjetren. Po kush jemi ne qe te flasim keshtu Mes demokrateve dhe republikaneve ne Shtetet e Bashkuara ka nje acarim po aq te madh sa edhe ne Shqiperi deklaroi ai. Ish-ambasadori amerikan ne Shqiperi Uilliam Rajerson jeton ne njeren nga periferite e largeta te Uashingtonit ne nje koder plot gjelberim. Nga librat dhe objektet e tjera qe e rrethojne mund te kuptosh lehte se zoti Rajerson i ka mjaft per zemer vitet qe kaloi ne Shqiperi si ambasadori i pare amerikan ne Tirane pas rifillimit te marredhenieve ne vitin 1991. Ai ruan madje flamurin qe u ngrit ne ndertesen e ambasades me 1 tetor 1991 kur ajo rifilloi nga funksionimi.