Fier, makina përplas kalimtaren, jashtë rrezikut 16-vjeçarja
Një aksident me pasojë plagosjen e një 16-vjeçareje ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Lirika Gjini, 16 vjeç është përplasur nga një automjet, ndersa mesohet se është dërguar nga drejtuesi i mjetit në spitalin rajonal të Fierit. Sipas burimeve, 16- vjeçarja pas përplasjes ka “fluturuar” disa metra në ajër e më pas ka rënë në asfalt, ku si pasojë e goditjeve i janë shkaktuar plagë të rënda. Tashme ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.