E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazeta e Edvinit “rrezikoi të shembë” dje tunelin e Thirrës. E pat “shembur” një herë edhe para tre muajsh

“Gazeta Shqiptare” dje kishte sajuar çudinë e radhës.


Çudia e djeshme e kësaj gazete, kishte të bënte as më shumë e as më pak me një paralajmërimin e saj sipas të cilit “rrezikohet shembja e tunelit Rrëshen Kalimash”, i njohur edhe me emërtimin, “tuneli i Thirrës”. Në fakt, në fakt kjo nuk përbën ndonjë çudi.


Realisht çudia daton rreth tri muaj më parë, saktësisht në 29 mars 2009, kur e njëjta gazetë, të njëjtin tunel na bënte me dije se e “kishte shembur” që në 20 mars 2009. Pra, i bie, që me paralajmërimin e djeshëm për “rrezikun e shembjes”, “Gazeta shqiptare”, në rastin më të mirë demonstronte “harraqen” dhe në rastin më te keq demonstronte “të vonuarën”, në paralajmërimin për “rrezikun e shembjes së tunelit”, rrezik që normalisht që prej tre muajsh nuk ka se si të ekzistojë, për të njëjtin tunel që ajo vetë “e kishte shembur”. Për pasojë, paralajmërimi më i fundit i “Gazetës shqiptare”, vetëm dje nuk kishte kuptim të bëhej.


Në fakt, në fakt, ai paralajmërim e kishte një kuptim, kuptim që lidhje me “shqetësimin” e përurimit të këtij tuneli në prag të datës së zgjedhjeve. Por, ndërsa kjo pjesë që lidhej me “shqetësimin” e përurimit të këtij tuneli në prag të zgjedhjeve ishte më e sakta në shkrimin e djeshëm të “Gazetës shqiptare”, gjithë pjesa tjetër nuk ishte asgjë më shumë se pasaktësi.


Pasaktësia qëndronte që në fillim, kur në dyfaqëshin e “shqetësimit” për “rrezikun e shembjes së tunelit”, ndërsa gazeta i referohej një letre të drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve në MPPTT, Andi Toma, në 29 qershor 2008 (një vit më parë), drejtuar nënkontraktorëve të kompanisë “Bechtel-Enka”, ngatërrohej me dashje (një vit më pas) kjo letër normale, kur mes sforcimeve të “Gazetës shqiptare”, “aktualizohej” me zgjedhjet e 28 qershorit 2009 (sërish një vit më pas). Ngatërresa me dashje, ka të bëjë me atë, se “Gazeta shqiptare”, merrte përsipër dje, të na mbushte mendjen se Andi Toma, drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve në MPPTT, e dinte një vit më parë (29 qershor 2008), se zgjedhjet në Shqipëri do të mbaheshin një vit më pas (në 28 qershor 2009). Ndërsa “Gazeta shqiptare” dinte këtë, të gjithë ne dimë diçka tjetër, se caktimi i datës së zgjedhjeve në Shqipëri, nuk është kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve në MPPTT, por e Presidentit të Republikës. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, mund ti hedhin një sy arkivës së web site-it të Presidentit të Republikës dhe të kujtojnë se në datën 14 janar 2009 (më se 6 muaj pas letrës së Andi Tomas për nënkontraktorët e kompanisë “Bechtel-Enka”), “Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar sot (14. 01. 2009) datën e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë. Bazuar në nenin 92, pika ‘gj’ e Kushtetutës dhe nenin 184 të Kodit Zgjedhor të miratuar nga Kuvendi në datë 29. 12. 2008, Presidenti i Republikës vendosi që zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të mbahen ditën e diel, në datë 28 qershor 2009”.


Pra, të gjithë ne, bashkë edhe me Andi Toman, apo edhe nënkontraktorët e kompanisë “Bechtel-Enka”, e mësuam datën e zgjedhjeve vetëm pak më shumë se pesë muaj më parë, datë ëpr të cilën “Gazeta shqiptare” pretendonte se ishte paracaktuar nga drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve në MPPTT që në 29 qershor 2009, kur edhe ia i drejtohej me një letër nënkontraktorëve të kompanisë “Bechtel-Enka”.


Një letër e pretenduar pastaj, si “shqetësim i firmës” (nuk merret vesh për kë autoritet zyrtar apo shtetëror) për paralajmërimin e “rrezikut të shembjes së tunelit”, për të cilin duhet të kujtojmë se “ishte shembur” një herë rreth tri muaj më parë, mësohet se nuk ishte asgjë më shumë se një korrespodencë mes personash anonimë (jo dhe aq publik) me emra, Lionel Etherington dhe Bernard Falconnat, që përfaqësojnë respektivisht kompani me ca iniciale “E&M” apo “Egis”, që askujt nuk i kujton asgjë, që këta persona, apo këto iniciale, të kenë të bëjnë me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, apo edhe me tunelet e urat e kësaj rruge.


Është e tepërt pastaj të përmendet se “shembja e tunelit” dhe më pas “rreziku për shembjen e tunelit”, të jenë fenomene lehtësisht kaq të mundshme për të ndodhur, po të mos harrohet (saktësisht duhet të ngulet mirë në mendje), se firma e mirënjohur “Bechtel-Enka” me atë histori, sukses e përvojë të saj, do të lejonte ti zhvlerësonte të gjitha këto histori, suksese e përvojë, qoftë edhe sa për “kapriçio” të “Gazetës shqiptare”, aq edhe për “merakun” e kësaj gazete, për “shqetësimin” real të saj, për përurimin e tunelit, pse jo edhe rrugës, në prag të ditës së zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009.


Është budallallëk, të mendohet se firma “Bechtel-Enka”, të ketë zgjedhur tunelin e Thirrës, për të nënshkruar dështimin apo edhe falimentimin e saj...


Më fal “Bechtel-Enka”, por nuk mund të rri pa thënë se të mendosh këtë gjë, është më shumë se sa edhe për të qeshur...!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›