E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet në Rinas i kërkuari, tentoi të arratisej

Policia ka mundur të arrestojë mbrëmjen e djeshme një 33 vjecar i cili rezulton person në kërkim, për veprën penale të “trafikimit të femrave dhe prostitucion”. Ndalimi u bë mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit. 

TIRANË- Një 33 vjeçar nga Elbasani, i shpallur në kërkim për "trafik femrash dhe prostitucion", u ndalua mbrëmjen e djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza"në Rinas, teksa tentonte të udhëtonte drejt Italisë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 33 vjeçari Zgalem Beheluli rezultoi ishte nën masën e sigurisë "arrest në burg", dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit, në 1 mars 2008, për veprën penale të "trafikimit të femrave dhe prostitucionit" dhe është ndaluar mbrëmjen e djeshme në Rinas. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›