E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazeta e Kokedhimes fyen Arvizun

Gazeta e perditshme "Shekulli", ne vazhden e nje fushate fyerjesh te paprecedenta ka zbatuar nje plan qe synon demtimin e figures se kryediplomatit amerikan per Shqiperine, pak muaj pasi ai u emerua ne kete detyre. Per me teper, e perditshmja qe prej kohesh prezantohet ne treg me terma ekstremiste, ne numrin e djeshem ka arritur te perdore dhe fjalor te pahijshem duke hapur gazeten me titullin "WTF", nje sharje e ndyre, zhargon amerikan i rruges.

Nga ana tjeter, me shkrimet e publikuara, "Shekulli" ka konsumuar fyerje racore dhe etnike ne dem te ambasadorit amerikan, Aleksander Arvizu.

Ne keto kushte, ambasada amerikane iu drejtua me nje leter gazetes ku e njoftonte se ka vendosur te nderprese marredhenien e saj profesionale me gazeten 'Shekulli' deri ne nje njoftim te metejshem. Ambasada do te anuloje te gjitha pajtimet e saj me 'Shekulli', dhe stafi i gazetes nuk do te ftohet me per te marre pjese ne aktivitete, apo trajnime, te sponsorizuara nga Ambasada. Gjithashtu, Ambasada nuk do t'i dergoje me gazetes 'Shekulli' njoftime per shtyp, apo deklarata te Ambasades. Ambasada e ka marre kete vendim ne pergjigje te nje opinioni nga Ilir Yzeiri, botuar ne gazeten tuaj me daten 9 prill, me titull, "Intelektualet dhe Ambasadori i Vogel i nje vendi te Madh."

Shkrimi i Yzeirit, ne menyre te cuditshme arrinte deri aty sa te "detyronte" Arvizun qe te kritikoje kreun e qeverise aktuale: "Zoti ambasador ka zgjedhur te heshte dhe te mos fajesoje qeverine shqiptare pse ajo sillet si nje qeveri autokratike"?!

Me tej Yzeiri e konsideron ne menyre te paprecedente ambasadorin e SHBA si njeri qe perkrah vrases dhe te tilla qendrime u publikuan lirisht ne "Shekulli" dhe u ribotuan. Yzeiri arrin deri aty sa te vleresoje dhe zhvillimet ne SHBA dhe te arrije ne konkluzione tipike komuniste, por c'eshte me e keqja, duke guxuar te flase ne emer te gjithe qytetareve te vendit tone: "Ne shqiptaret e kuptojme shume mire veshtiresine qe ka sot diplomacia amerikane per te ndikuar ne bote. Pas deshtimit ne Irak e Afganistan, pas krizes se tmerrshme ekonomike, Amerika nuk e ka me ate fuqi qe kishte dikur.

Ne keto kushte, ambasada amerikane konstaton se artikulli i Yzeirit shkoi shume pertej kufijve te gazetarise profesionale dhe opinioneve. Perkundrazi, kaperceu kufirin dhe u shnderrua ne nje sulm personal te papershtatshem dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve te Bashkuara. Ambasada ne fund shpreson qe "ne te ardhmen gazeta 'Shekulli' do te marre kete detyre me seriozisht dhe do te ribashkohet me radhet e gazetarise se pergjegjshme...".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›