MAT, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të mbytur në liqen
Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të pasagjerëve të cilët udhëtonin në makinën e cila doli nga rruga pasditen e së premtes dhe përfundoi në liqenin e Shkopetit.
Polumbarët e ardhur nga Tirana kanë nisur kërkimet që në orët e para të mëngjesit për të gjetur trupat të pajetë të dy pasagjerëve.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Burrel në vendin e quajtur “sektori c” ku makina me targa TR 0403 U në pronësi të mjekut kirurg në Bulqizë Tahir Alku ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen.