E Diel, 1 Nëntor 2026

Fletët e votimit, Kolegji shqyrton sot kërkesën PS dje rrëzoi kërkesën PD

TIRANE- Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot lidhur me kërkesën e Partisë Socialiste që ka ankimuar modelin e fletës së votimit për kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë. Sipas selisë rozë përkrah emrit të Edi Ramës duhet të vendosen edhe siglat e 24 partive përbërëse të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” dhe jo vetëm sigla e koalicionit AA.

Nderkohe qe dje Kolegji vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike, që kërkonte shfuqizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos shënuar në fletën e votimit për Këshillin bashkiak të Tiranës të dy partive të koalicionit “Aleanca për qytetarin”. Konkretisht bëhet fjalë për partinë, Aleanca Maqedonase për Integrim Europian, me kryetar Edmond Themelko si dhe Partia Bashkimi Demokrat, me kryetar Ylber Valteri.

Demokratët pretendonin se KQZ-ja nuk ka zbatuar ligjin për sa i përket vendosjes në fletën e votimit, për anëtarë të Këshillit Bashkiak, emrat e të gjitha partive që janë pjesë e koalicionit përkatës, pavarësisht nëse ato kanë paraqitur interes apo jo për të depozituar listë kandidatësh. Selia blu kërkonte që në fletët për këshilltarët bashkiakë të shënoheshin siglat e të 22 partive të koalicionit, pavarësisht se ndonjëra prej tyre mund të mos garojë në zonë. Kjo sipas tyre, krijon një model të unifikuar flete në të gjithë Shqipërinë duke reduktuar dukshëm koston e kohën e prodhimit të saj. Por, Kolegji Zgjedhor e vlerësoi kërkesën e Partisë Demokratike të pabazuar në ligj. Ndërkoh
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›