PD, Mëhilli: Rama të heqë dorë nga kërcënimet
“Zt. Edi Rama vetë dhe me zëdhënësit e tij në vend që të pranojnë humbjen kalon nga trillimi në trilliim nga kërcënimi në kërcënim. Partia Demokratike i kërkon z.Rama të heq dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor, të pranojë humbjen dhe verdiktin e qytetarëve shqiptarë”, theksoi në një deklaratë zëdhënësja Erla Mëhilli.
Ajo i ka kujtuar Ramës, se në rajonin e Ballkanit ka patur vetëm një politikan, i cili pas cdo disfate deklaronte se ndihej më i fortë se kurrë dhe ky ishte Sllobodan Milloshevic. “Çdo imitim i tij është një donkishotizëm. Koha është e shqiptarëve e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë Evropiane, më të madhin projekt në historinë e këtij vendi dhe e atyre që për arsye të ndryshme nuk votuan kartën e zotit Rama”, vijoi më tej zëdhënësja. Në fund të deklaratës, Mëhilli tha se nga zgjedhjet nuk ka të humbur ndërsa përpjekja për të shkelmuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë është thjesht përpjekje maskarenjsh.