Gazetarët e Elbasanit, certifikatë mirënjohje për kryeministrin Berisha
ELBASAN - Edhe pse ka qenë një bashkëbisedim i sinqertë me mediat, kryeministri i vendit Sali Berisha është larguar këtë të diel nga qyteti i Elbasanit me një dhuratë simbolike dhënë nga Uninoni i Gazetarëve të këtij qyteti, të cilët në shenjë mirënjohjeje i kanë dhënë edhe certifikatën me një motivacion shumë të veçantë, atë të mbështetjes që kryeministri Sali Berisha ka dhëne për median shqiptare.
Në emër të gjithë gazetarëve lokalë të mediave vizive dhe të shkruara, certifikatën e mirënjohjes kryeministrit Berisha ia ka dorëzuar kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë së Mesme, Besim Dybeli.
“Në shenjë mirënjohjeje i dorëzojmë kryeministrit të vendit Sali Berisha certifikatën e mirënjohjes me motivacionin “ Për kontributin, vlerësimin, mbështetjen intelektuale e politike për komunitetin e gazetarëve të Elbasanit”
(a.k/ata/BalkanWeb)