Ergys Kaçe në Champions, por merr karton të kuq
PAOK ka fituar sërish dhe ka marrë kryesimin në grupin e skuadrave që luftojnë për në Champions, teksa duke përfituar edhe nga humbja e Janinës së Lilës dhe Vilës, thuajse është siguruar pjesëmarrja. Por Ergys Kaçe në fundin e ndeshjes ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është ndëshkuar me të kuq. Amir Abrashi është aktivizuar dje për 78 minuta, ka mundur kampionët e Bazelit, por merr karton të verdhë. Me karton të verdhë është ndëshkuar edhe Bakaj në Ukrainë, por ka luajtur kësaj here për 90 minuta.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)