E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore në Itali test për kabinetin qeveritar

ROMË - Italianët u paraqitën në qendrat e votimit për zgjedhjet vendore, bënë të ditur burime zyrtare. Një total prej shtatë milionë italianë u paraqitën në qendrat e votimit. 

Megjithatë vështrimet janë kthyer nga Roma, ku kryetari i bashkisë, Gianni Alemanno, i partisë së Silvio Berlusconit, po përballet me Ignazio Marino, kandidat i partisë kryesore të majtë. 

Sipas sondazheve të fundit të publikuara, të dy politikanët ndajnë secili rreth 35 për qind të votave. Pas tyre vjen me 15 për qind Marcello Vito, kandidat i Lëvizjes Pesë Yje (M5S). 

Zgjedhjet do të zhvillohen përgjatë dy ditëve dhe pritet të përfundojnë nesër rreth orës 13:00 GMT.
Në rast balotazhi një raund i dytë do të zhvillohet më 9 dhe 10 qershor.
Zgjedhjet do të zhvillohen në 566 komuna duke përfshirë Ankonën, Bresha, Piza dhe Siena. 
(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›