Gazetaret e Kosovës i përgjigjen Dell
Pas akuzave te ambasadori amerikan Dell te shprehura ne letrën e tij, ku thuhej se janë thyer kodet etike te medies duke përgjuar mesazhe private ne procesin e zgjedhjes se Pacollit si President i Kosovës, ka ardhur reagimi i Këshillit te medieve te shkruara. Përmes një komunikate ky Këshill i cili përbëhet nga gazetare kosovare, i përgjigjet zotit Sell se ne çastin qe këto mesazhe prekin interesat e publikut, siç është rasti për zgjedhjen e presidentit, është e drejte e gazetareve ti beje ato publike. Ky qëndrim vjen menjëherë pasi disa media ne Kosovë botuan gjashte mesazhe te korrespondencës se presidentit Pacolli dhe këshilltarit te tij Pushkar, i cili ndodhej ne radhët e përfaqësuesve diplomatik ne Kosove. Ne këto mesazhe përmendej edhe emri i ambasadorit amerikan Dell, i cili ka ushtruar presion ndaj disa deputeteve te PDK-se për te zgjedhur Pacollin president, pas dështimit te dy raundeve te para të votimit.
Shpërndaje