Krasniqi kundër Thaçit e Pacollit
Thellohet krisjet brenda Partisë Demokratike te Kosovës, te cilat dolën ne pah ne rastin e zgjedhjes se kreut te AKR-se Behxhet Pacolli president te vendit. Ne një emision televiziv për ?Koha Vizion? ne Prishtine, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, njëkohësisht sekretar i përhershëm ne PDK, e ka cilësuar kryeministrin dhe kryetarin e partisë se tij, Hashim Thaçi, një totalitar, ndërsa Pacollin, president te zgjedhur me vota te presionit. Kreu i kuvendit e ka akuzuar direkt kryeministrin për mënyrën e zgjedhjes se Pacollit, duke i frikësuar deputetët me heqje nga lista nëse nuk e votojnë kandidaturën e tij. Krasniqi ka ritheksuar se është shkelur kushtetuta në këtë rast dhe se vullneti i deputetëve të pranishëm u duk qarte me raundet e para, ku Behxhet Pacollit nuk iu dhanë më shumë se 54 vota. ?Do t?i vëzhgojmë punët e kryeministrit dhe të presidentit, madje dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tyre në rast se nuk funksion rendi dhe ligji,? është shprehur Krasniqi. Sipas tij, Pacolli është një president i papërshtatshëm dhe i zgjedhur ne mënyrë antikushtetuese.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?U0A_Ry0bM9I","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}