Gazetaret gjermane te arrestuar ne Iran kthehen ne atdhe

shte nje fund fatlum per dy gazetaret gjermane te cilet para me shume se kater muajsh udhetuan per ne Iran me nje vize turistike per te zhvilluar atje intervista. Gjate qendrimit ne Iran te dy gazetaret paten intervistuar edhe djalin e nje iranianeje te denuar me vdekje per tradheti bashkeshortore. Pas kesaj interviste autoritetet iraniane vendosen masen e arrestit ndaj dy gazetareve. Kete fundjave me ne fund gazetaret u liruan dhe u lejuan te udhetojne per ne Gjermani kundrejt nje denimi me gjobe per secilin me 35.000 euro. Ministri i Jashtem Guido Westerwelle i cili per muaj me radhe eshte perpjekur per lirimin e dy reportereve te gazetes bulevardeske Bild am Sonntag i shoqeroi ata gjate udhetimit per ne atdhe me nje avion qeveritar qe u nis nga Teherani. Pasi u kthye ne Berlin Westerwelle u shpreh me pak fjale falenderimi ne adrese te pales iraniane Falenderoj kolegun tim iranian ministrin e Jashtem Ali Akbar Salehi per angazhimin frytdhenes ne kete ceshtje.
Gazetaret Marcus Hellwig dhe Jens Koch ishin denuar me 20 muaj heqje lirie qe me vone u kthye ne denim me gjobe. Te dy gjermanet kesisoj kane perjetuar meshiren islame thuhet ne argumentimin e vendimit gjyqsor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle dhe presidenti iranian Mahmud Ahmedinexhad
Westerwelle U angazhova per te drejtat e njeriut
Gjate kesaj vizite te shkurter ne Teheran ministri i Jashtem Westerwelle zhvilloi bisedime edhe me udheheqjen iraniane nder te tjere edhe me presidentin Mahmud Ahmadinexhad. Lidhur me kete teme ministri i Jashtem nuk pranoi t i shtroheshin pyetje gjate prononcimit te tij vetem tre minuta ne seline e Ministrise se Jashtme ne Berlin. Ndersa pala iraniane ka theksuar se Westerwelle kurresesi nuk ka ardhur ne Teheran vetem per te marre dy shtetasit gjermane vet Westerwelle nuk i kushtoi ndonje rendesi te vecante vizites se pare qysh prej shtate vjetesh te nje ministri te Jashtem gjerman ne Teheran Vizita ime ne Teheran 19.02 kishte nje aresye te qarte. Kjo nuk ishte nje vizite ne kuader te se ciles u zhvilluan bisedime te medha. Por sa u perket te drejtave te njeriut dhe te drejtave civile une i kushtova vemendje me angazhim ne te gjitha bisedimet e madje e theksova kete ne menyre te vecante edhe publikisht ne nje konference shtypi.
Westerwelle dukej qe nuk preferonte qe qeveria iraniane ta perdorte si sukses propagandistik lirimin e dy gazetareve gjermane. Teherani per shkak te programit te diskutueshem atomik ndodhet nen sanskionet e ashpra politike dhe ekonomike te BE-se qe nder te tjera ndalojne edhe kontaktet e niveleve te larta. Pervec kesaj gjate diteve te fundit kancelarja Angela Merkel e ka denuar ashper nderhyjen e dhunshme te Teheranit ndaj demonstruesve dhe politikaneve te opozites. Westerwelle ritheksoi pozicionin gjerman se njerezit ne shume vende te Lindjes se Mesme kane te drejte te demonstrojne dhe nuk duhet qe levizja e tyre te mposhtet me dhune por ne kete kontekst ai nuk e permendi Iranin me emer.
Autor Bernd Grler/ Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Bahri Cani