Nje raport me shume ngjyrime - Libia dhe BE

Muammar al Gaddafi e shleu me para te kaluaren e tij te bezdisshme. Ai pagoi 28 miliarde dollare amerikane zhdemtim per viktimat e dy atentateve terroriste ne nje diskoteke ne Berlin dhe nje avion ne Lockerbie. Ne kembim Kombet e Bashkuara harruan te kaluaren terroriste te kryetarit te shtetit ne Libi. SHBA u qetesua kur Gaddafi hoqi dore edhe nga armet e shfarosjes ne mase. Keshtu mori fund nje armiqesi gati dhjete vjecare me sundimtarin e vetem te gjashte milione libianeve ne vitin 2003 u hoqen sanksionet kunder Libise. Ne 2004 sundimtari ekcentrik me uniformat ekzotike priti kryeministrin britanik Tony Blair presidentin francez Jacques Chirac dhe ish-kancelarin gjerman Gerhard Schrder.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Udheheq me dore te hekurt - sundimtari libian Muammar Gaddafi. Nga terrorist ne bashkebisedues
Ky vend ka ndryshuar politikisht dhe kjo eshte per tu pershendetur. Natyrisht nuk mund te krahasohet me ate qe njohim ne vendet tona por drejtimi eshte ai i duhuri. Une besoj se bashkesia nderkombetare ka nje interes per ta afruar ndaj vetes Libine u shpreh atehere ish-kancelari Schrder.
Evropianet ishin dhe jane te interesuar ne rezervat e pasura me lende te para te Libise. Koncernet evropiane energjetike kane investuar ne shtetin ne shkretetire. Muammar al Gaddafi i cili e siguron pushtetin e tij me pjesetare te fisit ne ushtri vizitoi ne vitin 2004 BE-ne ne Bruksel. Ai e kaloi naten ne nje cader gjigante solli me vete truprojat e tij te famshme te perbera vetem nga gra dhe u ngriti nervat bashkebiseduesve me monologe qe zgjasnin ore te tera. Mbeshtetjen e tij per terroristet Gaddafi e shiste si lufte per liri
Ne beme detyren tone. Stervitem luftetaret e lirise qe ata te mund te fitonin lirine. Ne besonim se kjo ishte detyra jone historike.
Nderthurje interesash ekonomike
Libia ra ne ujdi me BE-ne per tu bere pjese e partneritetit te vendeve qe lagen nga Deti Mesdhe. Vecanerisht italia ish-fuqia kolonialiste ka interes te madh tek Libia. Ne ish- kolonine e saj punojne shume firma italiane. Nga ana tjeter Libia ka aksione ne shume koncerne italiane. Kompania shteterore libiane e naftes Tamoil kishte nje rrjet pikash furnizimi ne jug te Evropes.
Ne vitin 2006 BE dhe Libia lidhen edhe nje marreveshje per ndalimin e varkave me refugjate ilegale. Libia ndalon refugjatet nga Afrika dhe merr per kete 50 milione euro. Here pas here Muammar al Gaddafi kerkon miliarda nga BE-ja. Ai kercenon se ne te kunderten do ti nise permes detit te gjithe refugjatet.
Raportet me BE-ne u bene edhe me te mira kur ne vitin 2007 Gaddafi liroi infermieret bullgare te cilat mbaheshin pa te drejte ne burg dhe per kete mori nje zhdemtim. Bashkeshortja e presidentit francez Carla Bruni-Sarkozy i mori infermieret e liruara dhe Nicolas Sarkozy pak jave me vone lidhi marreveshje me Gaddafin per investime me nje volum prej 10 miliarde eurosh. Vitin e kaluar pushtetmbajtesi libian vizitoi per te disaten here Italine. Me pare ishin lidhur marreveshje miqesie ndaj te cilave ka pasur edhe kritika p.sh. nga senatori italian Marco Perduca
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Marreveshje per investime miliardeshe - Gaddafi dhe presidenti francez Sarkozy. Sakrifikim i parimeve demokratike per hir te interesave ekonomike
Italia ka ratifikuar nje marreveshje miqesie per te cilen punohej prej 15 vjetesh por ku nuk permenden as nje here te vetme te drejtat e njeriut. Flasim per miliarda euro te cilat jepen pa projekte per mjedisin pa plane per te drejten e punes pa asnje kriter. Pra i kemi dhene nje cek te bardhe dikujt qe prej 40 vjetesh shkel te drejtat civile.
Italia merr gaz natyror nga Libia permes nje percjellesi direkt gazi. Edhe Gjermania eshte kliente e mire e Libise. Rreth 10 per qind e naftes se konsumuar ne Gjermani vjen nga Libia. Dhe kryeministri i Italise Silvio Berlusconi e levdon Gaddafin ku mundet
Une shoh tek kjo figure drejtuese nje mencuri te madhe. Une pranoj se gjithcka qe ai me ka thene per krizat nderkombetare te 15 viteve te fundit kane qene gjithnje pozicione qe pasqyronin realitetin.
Ministrja e BE-se per politiken e jashtme Catherine Ashton deri tani ka thene vetem nje fjali per demonstrimet ne Libi Ne vezhgojme situaten me shume kujdes dhe i bejme thirrje qeverise te degjoje popullin. Keshtu deklaroi zedhenesi i Ashtonit. Qe prej vitit 2008 BE negocion me udheheqjen ne Tripoli per nje marreveshje mbi bashkepunimin ne furnizimin me energji migracionin dhe arsimin. Libia eshte zhvilluar mire tha komisioneri i BE-se per zgjerimin Stefan Fle gjate vizites se tij ne Tripoli ne tetor te vitit te kaluar.
Autor Bernd Riegert / Eliana Xhani
Redaktoi Lindita Arapi