Cilësia e jetës,vlerësohet Shqipëria

Shqipëria është në vend të 65 në botë mes 194 shteteve për vitin 2010 përsa i përket cilësisë së jetës. Një institucion i specializuar enkas për këtë qëllim ka publikuar këto ditë klasifikimin e të gjithë shteteve mbështetur në disa të dhëna që lidhen me ekonominë, sigurinë e jetës, por edhe mënyrën e jetesës, arsimimit e të tjerë.
Nisur nga kjo Shqipëria mban një vend jo të ketë në renditje kur mësohet se ka lënë pas shtete të tilla si Bosnje- Hercegovina, Turqia e Ukraina në disa aspekte. Pas kësaj po japim dhe renditjen e sektorëve që janë analizuar.
Kostoja e jetesës vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikët maksimale
Kultura dhe koha e lirë 61 pikë
Ekonomia 45 pikë
Mjedisi 74 pikë
Liria 67 pikë
Shëndetësia 74 pikë
Infrastruktura 36 pikë
Rreziku dhe siguria 71 pikë
Klima 89 pikë
Të dhënat janë mbledhur nga institucione dhe organizata ndërkombëtare të cilat sigurojnë vërtetësinë dhe transparencën e klasifikimit. Ndër këto organizata mund të përmendim UNESCO-n,Departamentin e Tregtisë së SHBA-së, Zyra e Kombeve të Bashkuara për kontrollin e drogës dhe parandalimin e krimit, Organizata ndërkombëtare e shëndetit etj. Sipas këtij klasifikimi në vendin e parë është Franca, pastaj vijnë
Australia dhe në vend të tretë Zvicra.