Spanja përgatitet për një stuhi të fuqishme
Një situatë e pafavorshme atmosferike po dominon në Spanjë e cila po përgatitet për një stuhi të fuqishme gjatë orëve të fundit. Në zonën turistike në ishujt Kanarie, janë regjistruar dallgë gjigande që kanë prekur madje edhe zonat e banuara, duke përfshirë edhe rrugët bregdetare, e disa banesa. Ndërkaq pronarët e barkave po marrin masa për të siguruar varkat e tyre të mos dëmtohen nga deti i egërsuar. Stuhia, e cila ka sjellë me vehte edhe erëra të fuqishme që arrijnë në shpejtësinë prej 160 km në orë. Stuhia dhe uraganët pritet të përfshijnë masivisht vendin gjatë fundjavës. Banorët në rajonet veriore si Galicia, Castilla e Leon dhe Cantabria , ku stuhia pritet të godasë më fort, janë regjistruar reshje shiu dhe erëra të forta, por pavarësisht kësaj, njerëzit kanë punuar për të siguruar dhe për të mbrojtur dyqanet dhe pronat . Kjo stuhi e re, vjen në një kohë kur rajoni jugor i Andaluzisë, prej ditësh është prekur nga përmbytjet , gjë e cila ka detyruar 1500 njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.