E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët kafshojnë gjuhën për bashkimin me LSI-në, me qëllim largimin e Berishës

ramaKrerët dhe deputetët e PS-së, bashkimin e LSI-së e kanë konsideruar që në fillim si një veprim pragmatist dhe shprehen se këtë gjë e kanë pranuar edhe socialistët e thjeshtë. Sipas deputetit socialist, Marko Bello, pragmatizmi ka triumfuar në këtë rast, ndërsa ata që kanë shprehur pakënaqësi, po kafshojnë gjuhën, me qëllimin që të largohet Sali Berisha.

Megjithë zërat kritikë, shumica shfaq shenja mirëkuptimi për këtë bashkim e me sa duket pragmatizmi truimfon edhe në këtë rast: vendosmëria për të larguar sa më parë nga pushteti Sali Berishën.

Dhe socialistët idealist e kafshojnë gjuhën përballë këtij synimi të përbashkët, ka thënë Bello për Shqiptarja.com.

Ndërsa Petrit Vasili thotë se LSI vjen tek PS-ja me 120 mijë vota, por ka si synim që ti shtojë ato dhe ti mbrojë nga Sali Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›