Gazetarët në veri të pambrojtur

E në anën tjetër, Policia e Kosovës ka paralajmëruar se do të merren masa disiplinore ndaj të gjithë atyre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që veprojnë në veri të Mitrovicës, e që nuk u binden urdhrave të zinxhirit komandues, raporton Kosovapress.
Rasti i fundit i sulmit të protestuesve serbë ndaj gazetarit të Agjencisë së Lajmeve Kosovapress, Alidin Damati dhe atij të Koha Ditore, Musa Mustafa, është reflektimi më i mirë i gjendjes së brishtë në veri të vendit.
Madje protestuesit serbë, sulmin ndaj dy gazetarëve shqiptarë e kanë bërë në prani të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, e ky fakt po i brengosë më së shumti gazetarët që punojnë dhe veprojnë në atë pjesë të Kosovës.
Gazetarët Damati dhe Mustafa, të enjten ishin duke e përcjellë protestën në veri të Mitrovicës, përderisa janë sulmuar nga një grup huliganësh serbë, duke i fyer ata në baza nacionale.