E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitou: Duhet vizion për veriun, jo vetëm fjalë

Duhet më shumë të bëhet për veriun, se sa të flitet. Kështu ka pohuar ambasadori i Francës në Kosovë, Jan Fransua Fitou, i cili në orët e paradites vizitoi disa vendvotime serbe në Graçanicë, ku serbët në Kosovë po votojnë në raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Serbisë, raporton Kosovapress.

“Mendoj se sa më shumë që flasin, aq më shumë do të rrezikojnë veç të vazhdojnë të flasim. Ajo që tha BE-ja para gjashtë muajve dhe që është shumë e rëndësishme, është se duhet të ketë një vizion për veriun dhe jo shumë biseda dhe jo fjalë, sepse të gjithë po flasin si vendoret ashtu dhe ndërkombëtarët. Unë mendoj se sa më shumë po flasim, thjeshtë po bëjmë më shumë presion në njerëz”, tha ambasadori Jan Fransua Fitou.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›