E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarët shqiptarë promovojnë vlerat natyrore, udhëtime në jug të vendit

view-of-the-cityGjirokastër- Me qëllim promovimin e vlerave natyrore dhe trashëgimisë së jugut të vendit, grupi i gazetarëve kanë ndalur turin e tyre në qytetin e Gjirokastrës.

Rreth 20 gazetarë të mediave të ndryshme në vend kanë udhëtuar drejt Gjirokastrës të ftuar prej Agjensisë Kombëtare teTurizmit.

Njohja e Shqipërisë fillon nga vendlindja, e ka cilësuar kështu nismën e ndërmarrë drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Turizmit Brikena Arapaj.

Agjensia Kombëtare e Turizmit bënë me dije se aktiviteti synon promocionin e turizmit alternativ që në loganin e Agjensisë duhet të fillojë nga vendlindja.

Pas udhetimeve ne Berat, Lezhe ne erdhem ketu. Kemi dashur të ndërthurim arkitekturën e këtij rajoni trashëgiminë e pasur, kulinarinë dhe mikpritjen e vendit. Të gjitha bashkë bëjnë një komponent shumë të rëndësishëm dhe japin një mesazh të rëndësishëm për turizmin.

Teksa mikpritjen e një nga familjeve të zonës, organizatorët e kanë quajtur një vlerë e rrallë, që vetëm në vendin tonë besoj gjendet në këto përmasa,- tha Arapaj.

Në Gjirokastër grupi i gazetarëve ka kryer fluturime të lira që u inicuan nga Parku i Antigonesë.

Gjithashtu ata shëtitën zonën e fshatarve përreth Gjirokastrës ku kanë provuar edhe ushqimet tradicionale të përgeatitura nga baniorët e zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›