E Diel, 1 Nëntor 2026

Shokon sërish kandidati i PPSH-së: Ata që smë votojnë, u bëfshin qen e mace

kasajGjirokastër- Ata që smë japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave.

Është kjo një deklaratë e pazakontë në kulmin e fushatës elektorale ku kandidatët politikë duhet të prezantojnë programet me të cilat do të qeverisin qytetarët katër vitet e ardhshme.

Kjo fjali shokuese ka dalë nga goja e kandidatit të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, gjatë një interviste në televizionin lokal AOS.

Por kjo nuk është hera e parë që Azbi Kasaj e vë veten në qendër të surprizave të fushatave.

Njerëzit tashmë e mbajnë mend se katër vite më parë ka lëshuar një tjetër deklaratë mallkuese për elektoratin kundërshtar: Ai që nuk voton mua u daltë kanceri mu në grykë.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme ka qenë deklarata e rradhës e Azbi Kasaj-t, raporton programi Za-Lart për denoncimin e incidenteve elektorale.

Politikani Kasaj është bërë i famshëm vetëm për shkak të mallkimeve në gjuhën popullore që hedh mbi elektoratin kundërshtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›