E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari Habjon Hasani qëllohet para redaksisë

Gazetari Habjon Hasani, gazetar i Shqiptarja.com. është dhunuar para zyrës së redaksisë së tij në Tiranë nga tre persona të panjohur. Agresorët kanë thirrur gazetarin jashtë për të diskutuar dhe pa asnjë sqarim apo paralajmërim e kanë qëlluar atë dhe janë larguar nga rruga që të çon nga Liqeni Artificial i Tiranës. Gazetari ka denoncuar dhunën në polici, por ende nuk ka asnjë të dhënë për ndalimin e agresorëve. Habjon Hasani i përket brezit të ri të gazetarëve investigativë në Shqipëri, i cili ka publikuar shumë raporte mbi lidhjet e politikës me krimin dhe sekserët e qeverisë. Hasani nuk ka rreziqe shëndetësore, por agresioni i tij para zyrave të redaksisë është një sinjal i hidhur i mungesës së lirisë së shtypit dhe mungesës së frikës së krimit të lidhur me pushtetin për të dhunuar gazetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›