E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: “Mos blini te Tregu i Pazarit te Ri, ka rritur cmimet” Luljeta Ndoka

Vetem 3 dite para mberritjes se vitit te ri 2013, Bashka e Tiranes ka verejtur se tregu qe ndodhet ne sheshin “Avni Rustemi”, apo sic njihet rendom nga qytetaret si “Tregu i Pazarit te Ri”, ka rritur cmimet e produkteve qe importohen, ne menyre abuzive. Nisur nga ky konstatim i verifikuar nga Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit ne Bashkine e Tiranes, kreu i kesaj agjencie, Geron Ibrahimi ka bere thirrje qe qytetaret te mos blejne te ky treg, por te blejne ne tregjet e tjera ku cmimet jane mjaft te lira. Keshtu, gjate inspektimeve ne tregje, Ibrahimi u tha qytetareve qe te kryejne blerjet e tyre ne tregjet e tjera, si tek “Uzina Dinamo”, “ 21 Dhjetori”, apo Tregu Ushqimor, pasi nuk ka rritje cmimesh. Kreu i Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatoreve theksoi se do te kete nje bashkepunim edhe me Drejtorine e Tatim-Taksave dhe Drejtorine e Doganave te Tiranes dhe do te merren masat qe parashikon ligji, per te gjithe ata qe kane rritur cmimet ne menyre abuzive. “Produktet e vendit, - tha Ibrahimi -vazhdojne te ruajne te njejtat cmime, te cilat jane nder me te uletat e konstatuara ndonjehere ne kete periudhe ne Tirane”. Sipas ibrahimit ka nje qendrueshmeri ne nivelin e cmimeve ne pergjithesi te produkteve te vendit, nderkohe qe eshte konstatuar nje rritje e lehte tek produktet e importit, te fokusuar ne kete treg, nderkohe tregjet e tjera tashme kane cmime, te cilat qendrojne ne nje mesatare konstante dhe te pandryshueshme. “gjendur para kesaj situate shpresojme qe ta mbyllim kete vit pa na u dashur te hapim tregun alternativ, duke u ofruar qytetareve mundesine qe te blejne sa me shume produkte. Ne kete treg, se bashku me Drejtorine e Tatim-Taksave, do te marrim te gjitha masat qe parashikon ligji per rritjen abuzive te cmimeve” – u shpreh z. Ibrahimi. Ne fakt, ky treg njihet per faktin se cmimet i ka pergjithesisht me te larta se ne tregjet e tjera, e megjithate, njerezit serish preferojne qe te blejne athje, nisur edhe nga fakti se ai funksionon edhe gjate nates. Diferenca me cmimet ne tregjet e tjera te shumices eshte e konsiderueshme, gje qe e ka konstatuar edhe task-forca e ngritur nga Bashkia e Tiranes posacerisht per te mbajtur nen kontroll cmimet me rastin e festave te fundvitit. Por, duket se me masat qe do te merren, nje gje e tille do te ndryshoje ne favor te qytetareve, te cilet kane edhe opsione te tjera kujt e blejne me cmime me te lira. Por, ne rast se rritja e cmimeve kthehet ne nje dukuri gjate ketyre diteve te fundit te vitit 2012, atehere Bashkia e Tiranes nuk do te ngurroje qe te hape tregun alternativ.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›