INSTAT: Aktiviteti ekonomik ne rritje, sektoret shtojne xhiron Eglantina Nasi
Aktiviteti ekonomik ne vend, ka njohur se fundmi nje trend rrites te treguesve te tij ne teresi. Kjo dukuri bie ne sy permes analizes se statistikave afatshkurtra per tremujorin e trete te ketij viti, publikuar nga Instituti i Statistikave. Sipas tyre, treguesi i shifres se afarizmit, i cili njihet edhe si xhiroja, paraqitet ne rritje thuajse ne te gjithe sektoret e ekonomise shqiptare. Keshtu, duke iu referuar atij te industrise, ekspertet e INSTAT-it bejne me dije se ky tregues ka shenuar nje rritje prej 6.9% krahasuar me tremujorin e dyte 2012, ndersa krahasuar me nje vit me pare, rritja eshte edhe me e larte, perkatesisht ne nivelin prej 8.8%. E nese do ta shihnim industrine si te tille me ne detaje, do vinim re se edhe ne deget e saj si ajo nxjerrese apo perpunuese, xhiroja ka shenuar serish rritje, respektivisht me shifrat prej 10.1% dhe 8.1% ne tremujorin e trete 2012, krahasuar me tremujorin paraardhes. Kurse rritja vjetore e tyre, ka arritur nje nivel maksimal, deri ne 23.6%. Dukuri kjo e cila vihet re gjithashtu edhe ne sektorin e energjise elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe uje. Ku ky i fundit, mesohet se ka shenuar nje nivel te shtuar xhiroje prej 17.4% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te meparshem. Gjithcka mesa duket, e verteton trendin pozitiv te aktiviteteve ekonomike, referuar xhiros qe ata kane realizuar gje qe mund ta themi edhe per sektorin e tregtise me shumice, xhiroja e te cilit eshte rritur me nivelin prej 12% krahasuar me te njejtin tremujor te vitit paraardhes, apo me nje rritje vjetore akoma me te larte, deri ne 16.5%. Sikunder, ne te njejten linje duket se gjendet edhe sektori tjeter i ekonomise private, ai i hotelerise, me nje rritje respektive te xhiros deri ne nivelin prej 21.6% krahasuar me tremujorin e dyte 2012. Apo sektori i postave dhe komunikacionit, ku ky tregues rezulton se eshte rritur me nivelin prej 18.9% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. E per ta permbyllur kete panorame pozitive te ecurise se xhiros se sektoreve te ekonomise shqiptare ne teresi, sherben edhe rritja e saj e shenuar nga sektori i transportit, ku vetem ai hekurudhor, ka shenuar nje rritje te xhiros prej 95.5%, krahasuar me tremujorin paraardhes; pasuar nga transporti detar ku niveli i xhiros eshte rritur me 12.8%, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Apo transporti ajror, qe ka shenuar nje rritje prej 23.7% te xhiros se tij, krahasuar me tremujorin paraardhes. Por kete gje ne fakt, nuk mund ta themi per sektorin e ndertimit, i cili sipas eksperteve te Institutit te Statistikave, gjate tremujorit te trete te ketij viti, ka shenuar nje renie te shifres se tij te afarizmit, deri ne nivelin prej 15.8% krahasuar me te njejtin tremujor te vitit paraardhes, ndersa krahasuar me tremujorin e dyte 2012, kjo shifer rezulton te jete ulur me 0.3%. Dukuri kjo e ngjashme edhe ne sektorin e agjencive te udhetimit, ku ky tregues i rendesishem eshte ulur me 24% ne tremujorin e trete 2012 krahasuar me tremujorin e trete 2011, ndersa krahasuar me tremujorin paraardhes rezulton te jete ulur 9.4%. Duke folur keshtu, per nje dobesim te aktivitetit ekonomik ne keta dy sektore.
Ndertimi, ul nivelin e pagave por redukton edhe te punesuarit e tij
Sektori i ndertimit mund te thuhet se paraqet treguesit me negative te ecurise se tij, krahasuar me sektoret e tjere te ekonomise shqiptare. Kjo pasi pervec uljes se xhiros se tij, ai ne tremujorin e trete te ketij viti, ai ka njohur edhe nje ulje te dukshme te volumit te prodhimit, perkatesisht me nivelin prej 14.6%, krahasuar me tremujorin e trete te nje viti me pare. Nga ana tjeter, raporti i INSTAT-it, ve ne dukje edhe faktin se “numri i te punesuarve ne ndertim eshte ulur me 8.2% krahasuar me tremujorin e dyte 2012”. Duke shtuar se edhe pagat e ketij sektori, jane ulur me nivelin prej 8.1% gjate te njejtes periudhe te ketij viti.