Ronaldo: do qëndroj shumë gjatë te Reali Madridit
Edhe pse së fundmi flitej për një largim të mundshëm të Kristiano Ronaldos nga radhët e Real Madrid, ka ardhur edhe mohimi i vetë portugezit i cili kërkon të qëndrojë te madrilenët edhe për shumë vite.
Sipas gazetës spanjolle “Marka” bëhet e ditur se ylli portugez i madrilenëve ka thënë gjatë një interviste për mediat spanjolle se: unë jam këtu dhe do të qendroj te kjo skuadër edhe për shumë vite të tjera. Ndaj malagës shënova golin e 200 me këtë fanellë dhe dua të shënoj edhe të tjerë në të ardhmen. Zërat që flasin për një largim timin nga Reali janë të pavërteta dhe unë sot ju siguroj se do të më shihni gjatë duke luajtur për “Galaktikët”.
Kjo intervistë e portugezit për mediat Iberike ka bërë që të heshtin skuadrat të cilat ishin vënë në ndjekje të tij si PSG dhe Manchester United. Prej kohësh flitej që me largimin e Mourinhos nga Reali do të largohej edhe Ronaldo. Debatet e fundit mes tyre duket se kanë bërë që ky i fundit të ndryshojë mendje.
Kulmi i debateve mes Ronaldos dhe Mourinjos ka ardhur në ndeshjen kundër Malagës ku sipas mediave spanjolle bëhet e ditur se pas shënimit të golit të tij. Këtë mesjavë Portugezi i është drejtuar pikërisht teknikut të tij duke i thënë “Unë do qëndroj këtu, unë do qëndroj këtu”. Një sinjal i qartë ky që ngacmon Mourinhon se ai nuk do ta ndjekë nga pas.
Fakti që Reali ka anuluar konferencat për shtyp, ka shtuar spekulimet për këtë hipotezë, ndërsa mendohet se Murinjo do të lërë në pankinë futbollistin në ndeshjet e kampionatit, për ta përdorur vetëm në ndeshjen e Kupës së Mbretit, i sigurt se tani ka humbur edhe besimin e futbollistit të tij të preferuar.