E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: Presioni po rritet!

imagesNga Gert Çarçani

Trajneri i kombëtares evidenton faktin se përpara ndeshjes vednimtare, rrethanat shtojnë stresin. Misterin e shqetëson jahtëzakonisht ngarkesa e fund-kampionatit, jo e njëjtë për rivalin norvegjez, që është në mes garë.

Tjetër rritje për skuadrën kombëtare shqiptare, tjetër hov që pozicionin ekipin kuqezi mes 50 më të mirëve të botës nga FIFA Ëorld Ranking (klasifikimi mujor). Një meritë e një projekti që merr start nga FSHF, dhe mëshimi për një kombëtare sa më preçize dhe që tenton për larg, në një kohë që për trajnerin e kombëtares shqiptare, tashmë më shumë se sa karikim, kjo është një përgjegjësi më shumë, sepse, sipas tij presioni vjen në rritje:

Si, e vero (po është e vërtetë), mendoj se tashmë me kalimin e ditëve, edhe presioni vjen në rritje. Mund të them që skuadra do të përballet në ndeshjen me Norvegjinë në një moment si fllim-qershori, vetëm pak ditë pas përfundimit të kampionatit. Eshtë një situatë, e cila kërkon një përqëndrim maksimal nga gjithë skuadra.

Jemi në problemin që lotarët vijnë nga ngarkesat e fund-kampionateve dhe në këtë mënyrë, ndiejnë peshën e ngarkesës fizike. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kundërshtarin norvegjez, sepse ata, mesa di unë janë në mes të sezonit dhe gjysma e ekipit kombëtar janë nga kampionati norvegjez.

Pra, shumë herë më të freskët në lidhje me ndeshjen, po q të rëndësishme që edhe ata kanë. Mund të them që, nga kjo ndeshje do të varet edhe e ardhmja e kësaj skuadre, e cila me meritë ka pozicionuar Shqipërinë mes 50 vendeve më të mira në botë, por pengesa që duhet të kalojmë ka rrethanat e saj, dhe njera prej tyre është natyrshëm, ngarkesa fizike e fund-kampionatit.

Kjo më shqetëson pak, por do përpiqemi të jemi sa më fluidë dhe agresivë në fushë. Nuk do të jetë Rise për ata? As për ekipin shqiptar nuk do të luajë Lorik Cana, apo edhe mungesa të tjera,- theksoi De Biazi, i cili realisht në këtë moment zbardh faktin që deri në ndeshjen me Norvegjinë, ankthi lidhet me një fakt, të ngarkesës që do të kenë në këmbë futbollistët e kombëtares që vijnë nga skuadrat e tyre nëpër Europë, dhe jo vetëm.

Përveç mungesave, shtohet edhe ky element stresi, por që për momentin, trajnerit italian pak i mëshon rritjes në klasifikim, se sa faktit të përgatitjes së ndeshjes. Për të vetmin fakt: Nëse kalojmë Norvegjinë, atëherë do rritja FIFA do të vazhdojë edhe më shumë. Presioni, pas këtij rankingu i ka zënë vendit presionit, por aspak frikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›