E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria,mes 50 të parëve në Botë!

kombetarjaNga Ruend Gjebrea

Vazhdon rritja në renditjen FIFA për ekipin kuqezi. Jemi në vendin e 43-të! Një hov galopant për një skuadrës që po tenton endrrën

Numër 43. Nuk është numri një, por në një sens tjetër po. Kombëtarja e Shqipërisë për herë të parë në histori ngjitet në vendin e 43-të të renditjes së FIFA-s. Rekord. Forma e treguar nga skuadra, ka shpërblyer edhe njëherë duke e ngjitur atë edhe njëherë në klasifikim.

Një muaj më parë, Shqipëria renditej në vendin e 48-të, 16 vende të fituara, tjetër rekord. Duhet pranuar se hapi i hedhur përpara është i ndjeshëm. Para një muaji edhe 48-ta dukej një numër një, por djemtë e De Biazit kanë ditur të bëjnë më mirë.

Hap i kuqezinjve,  më i miri në 50-shen e parë

Kuqezinjtë nuk luajnë që prej ndeshjes miqësore me Lituaninë, fitore 4-1, në Qemal Stafa. Para saj kishin luajtur përballë Norvegjisë, në fitoren fantastike të Oslos, 0-1 gol i Salihit.Këto dy ndeshje të fundit i dhanë skuadrës së De Biazit mundësinë që të hynte në histori. Fitore fantastike që u pasqyruan edhe me një klasifikim fantastik në renditjen e FIFA-s. Dje, në 9-maj numrat arritën të surprizonin sërish, kuqezinjtë zbritën në vendin e 43-të.

Tashmë pas kombëtares sonë renditen ekipe si Turqia apo edhe Australia, të mësuara shpeshherë që të luajnë në Botëror.  Mes 50-të skuadrave të para të renditjes, vetëm Shqipëria ka bërë një hap kaq të madh përpara duke e lëvizur renditjen e saj me 5 vende në favor. I vetmi ekip që ka lëvizur ndjeshëm në renditje është Nigeria, që ka fituar 3 pozicione këtë muaj.

Kalojmë edhe parashikimin e FIFA-s

640.  Ky është numri i pikëve që ka arritur të grumbullojë kombëtarja jonë. Kemi kaluar çdo lloj parashikimi. Në faqen e FIFA-s, në bazë të llogaritjeve mendohej se kuqezinjtë do të kishin 596 pikë, çfarë do të përkthehej vendi i 49-të në renditje, por gjërat kanë shkuar ndryshe.

Trendi i skuadrës së De Biazit duket i vështirë për tu mbajtur edhe nga ekipet më të mira. Përsetë e këtij galopimi kanë vetëm dy përgjigje. Fitorja  përballë Norvegjisë, ndeshje zyrtare dhe Lituanisë, ndeshje miqësore.

Me sytë nga Norvegjia

Qershori është afër dhe sfida kundër Norvegjisë, e cila renditet në vend të 51, një më shumë se një muaj më parë, mund të sjellë një numër 1 të ri për kuqezinjtë.  Në rast fitoreje, veç kualifikimit në Botëror, i cili nuk do të ishte aspak një mirazh, kuqezinjtë do të vazhdonin ngjitjen edhe në renditjen e FIFA-s.  Tri pikët me Norvegjinë sjellin dy rezultate përtej parashikimeve. Qemal Stafa, pret të jetë dëshmitar i një ngjarje e cila mund të mos përsëritet më.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›