Gazetari britanik: Na kërkonin të bënim lajme kundër myslimanëve

“Nga ne kërkohej të bënim lajme kundër emigrantëve dhe në veçanti kundër myslimanëve”, u shpreh Peppiatt. Nga ne kërkohej të shkruanim tituj si “Myslimanët kërcënojnë sigurinë e vendit” apo “Emigrantët po pushtojnë vendin”. Pas deklaratave të ndezura të dhëna pas dorëheqjes nga gazeta “Daily Star” Peppiatt i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga agjencia e lajmeve “Cihan”. Gazetari anglez foli rreth presionit të ushtruar nga redaktorët e gazetave në aspektin e përgatitjes së shkrimeve ku diskriminoheshin myslimanët.
“Nga ne nuk kërkohej vetëm të bënim gazetari investigative. Në vend të saj na kërkonin të bënim artikuj të ndryshëm duke përdorur disa të dhëna që kishim në duar të shoqëruara me kornizën e dëshiruar nga redaksia e gazetës. Në të njëjtën kohë na kërkonin të bënim lajme të hiperbolizuara rreth rritjes së numrit të madh të emigrantëve në vend apo për punësimin e lartë të tyre”, shprehet Peppiatt.
Në përgatisnim lajmin duke përdorur pjesën jashtë lajmeve që mbanim në duar dhe duke krijuar kështu një lajm sensacional apo thënë ndryshe në këtë mënyrë gjendja prezantohej edhe më e rëndë se ç’ishte në të vërtetë.
“Editorët e gazetës kërkonin nga ne të theksonim numrin e emigrantëve myslimanë, po asnjëherë nuk i linin vend lajmit rreth numrit të emigrantëve të kthyer mbrapsht. Megjithëse ndonjëherë numri i emigrantëve të kthyer ishte më i madh se numri i emigrantëve të ardhur përpiqeshin të mbyllnin sytë sepse një situatë e tillë binte ndesh me konceptin e ‘prezantimit keq të emigrantëve’. Asnjëherë nuk bëhej fjalë për pikëpamjet e emigrantëve dhe integrimin e tyre në shoqërinë angleze. I vetmi objektiv ishte prezantimi i shëmtuar i emigrantëve”.
Duke pohuar se këto lajme përgatiteshin më shumë kundër emigrantëve myslimanë, Peppiatt thekson se veçanërisht pas sulmeve të 11 Shtatorit në Nju Jork dhe sulmit më 7 Shtator në Londër, kishte filluar një fushatë kundër myslimanëve dhe ato prezantoheshin gjithnjë si “njerëz të këqij dhe terroristë”. Gazetari anglez pohon se lajmet kundër myslimanëve u shtuan më shumë para luftës së Irakut.
“Kur ndodhte diçka duhej të zgjidhej një fajtor apo i akuzuar dhe akuzat e shfaqura vitet e kaluara fokusohen mbi myslimanët dhe kjo është një gjë shumë e dhimbshme".
Richard Peppiatt shprehet se ankesat ndaj shtypit mund të drejtohen vetëm në këshillin e medies të njohur si PPC por edhe ky institucion vlerëson vetëm një grup ankesash dhe nuk merret me ankesat e një personi, grupi apo praktikantë të një feje. Për këtë arsye Peppiatt mendon se shumë praktikantë nuk mund të kërkojnë të drejtën e tyre dhe kështu pësojnë çrregullime psikologjike dhe shkaktojnë shqetësime në shoqëri.
Fushatat e realizuara kundër myslimanëve kanë shkaktuar përplasje mes grupeve të ndryshme fetare. Pas lajmeve të përgatitura kam kuptuar se media ndikon drejtpërdrejtë tek njerëzit dhe pikërisht këta njerëz mund të përdorin dhunën në rrugë pas lajmeve të publikuara apo të përleshen me njëri-tjetrin.
Pyetjes se pse Richard Peppiatt ka dhënë një deklaratë të tillë para komisionit Leveson, ai i përgjigjet: “Nuk ndihesha mirë kur përgatisja lajme të tilla në gazeta. Rruga e vetme e luftimit me gazetarët sensacional ishte të tregoja fytyrën e tyre të vërtetë në mënyrë që publiku të mësonte kush ishin. Nëse do të qëndroja pa folur dhe në heshtje nuk do ndryshonte asgjë. Duke dhënë një deklaratë të tillë ndoshta edhe gazetarët sensacional pendohen për lajmet e bëra dhe kontribuoj pak në përmirësimin e sjelljes dhe veprimeve të tyre”.
Dhe në fund Peppiatt shprehet se media angleze duhet analizuar dhe një here dhe duhet krijuar një sistem i drejtë dhe i ndershëm. Komisioni Leveson i cili ka marrë përsipër kontrollin mbi medien ndoshta mund të ndryshojë disa gjëra por duhet theksuar se ky nuk do të jetë një proces i lehtë. /Start/Aisa Kokiçi/
2012-02-07 11:54