E Diel, 1 Nëntor 2026

Saniono -Topallit: Duhet impenjim unanim për integrimin

“Në parlament ka zhvillime pozitive, siç janë votimi i disa prej ligjeve me 3/5-at, nisja e punës për reformën zgjedhore, si dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Ne ndjekim me vëmendje ecurinë e këtyre zhvillimeve, duke shpresuar që dialogu të jetë i qëndrueshëm. Për integrimin evropian duhet një impenjim unanim dhe vullnet nga të gjitha palët. Shqipëria duhet të vijojë me ritmin  e reformave”, tha zoti Sanino.

Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Sanino për mbështetjen e KE-së dhe kontributin e tij personal në zhvillimet pozitive në Shqipëri.

“Si Kryetare e Kuvendit ndihem mirë që në nëntor opozita iu bashkua mazhorancës në një marrëveshje për votimin e ligjeve me 3/5-at si dhe për Reformën zgjedhore. Presim që opozita t’i qëndrojë marrëveshjes së nëntorit.”Kryetarja e Kuvendit tha se në Parlament kemi zbatuar dhe do të zbatojmë vetëm ligjin, Rregulloren dhe Kushtetutën. /Start/

                                                                                             2012-02-07 12:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›