Romney do të humbte kundër Obamës

Një ankete e re opinioni publik në SHBA tregon se presidenti aktual, Barack Obama do të fitonte në një garë hipotetike ndaj kandidatit numër një mes pretendentëve republikanë, Mitt Romney.
Sipas anketës së organizuar nga rrjeti televiziv ABC dhe gazeta Ëashington Post, presidenti Obama gëzon një mbështetje prej 51 për qind, krahasuar me 45 për qind për Romneyn.
Anketa tregon se 50 për qind e të anketuarve e miratojnë punën e bërë nga presidenti dhe mendojnë se ai e meriton një mandat të dytë.
Obama, në intervistën dhënë kanalit televiziv, NBC, ka deklaruar se beson se e meriton një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
“Unë e meritoj një mandat të dytë, unë nuk kam mbaruar. Ne kemi krijuar 3.7 milionë vende pune në 28 muajt e fundit, kemi krijuar më shumë vende pune që prej vitit 2005. Por nuk kemi mbaruar”, deklaroi Obama.