Netanyahu kushtëzon Abassin

Ai foli disa orë pasi presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, tha se ai do të kryesojë një qeveri të unitetit midis Hamasit dhe Fatahut, përpara zgjedhjeve në Bregun Perëndimor dhe Gazë.
“Hamasi dhe paqja nuk do të ecin dorë për dore”, tha Netanyahu. “Hamasi është një organizatë terroriste dhe ka për qëllim shkatërrimin e Izraelit”, shtoi ai.
Izraeli dhe Autoriteti Palestinez muajin e kaluar zhvilluan bisedime e tyre të para pas më shumë se një viti, pa bërë ndonjë përparim të dukshëm.
Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, i kërkoi Abassit që të mos i braktisë bisedimet me Izraelin.
Nën marrëveshjen e nënshkruar në Doha, Hamasi dhe Fatahu do të formojnë qeverinë e përkohshme para zgjedhjeve të majit.
E ashtuquajtura “Deklarata e Dohas” është përpjekja e fundit e lëvizjes palestineze për të zbatuar marrëveshjen e ripajtimit, të nënshkruar në prillin e vitit të kaluar.
Hamasi refuzon bisedimet me shtetin hebre dhe ka kryer sulme të panumërta, përfshirë edhe sulme vetëvrasëse brenda Izraelit dhe në territoret e okupuara. Siç dihet, synimi i Hamasit është shkatërrimi i Izraelit.