E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në kodrat e Ndroqit, digjen ullishtet dhe vreshtat

Shkrumbohen dhjetëra hektarë ullishta e vreshta si dhe rrezikohen shtëpitë. Këto kanë qenë pasojat e zjarrit të rënë rreth orës 14 e 30 të së shtunës në kodrat në afërsi të Ndroqit në kryeqytet.
 

Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje, pasi tashmë rrezikojnë edhe shtëpitë. Ekipet zjarrfikëse ende nuk kanë ndërhyrë, pasi terreni i vështirë përbën pengesë për to, ndërkohë që zjarri vazhdon të përhapet i ndihmuar edhe nga era.
 

Ditët e fundit në vend qindra hektarë pyje e kullota janë djegur si rezultat i zjarreve, një numër i konsiderueshëm i të cilëve mendohet të jetë vënë qëllimisht.Terreni i vështirë ka bërë që ndërhyrja për fikjen e tyre të mos bëhet në kohën e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›