E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assange-presidentit Obama: SHBA t`i jap fund Gjuetisë së Shtrigave

Londër- Themeluesi i Wikileaks Julian Assange ka bërë deklaratën e tij të parë në publik, që pas hyrjes në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për të kërkuar azil.

Ai bëri thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bëjë gjënë e duhur për vendin dhe qeverinë e tij, duke hequr dorë përfundimisht nga gjuetia e tij kundër Wikileaks.

Assange foli nga një ballkon i ambasadës së Ekuadorit, ndërkohë që ka falenderuar presidentin e këtij të fundit për garantimin e azilit.

Ai po përballet me tentativat për ekstradim në Suedi për akuzat për ngacmim seksual të cilat ai i mohon.

Nga ballkoni i ambasadës Assange tha: ” Për sa kohë që Wikileaks është i kërcënuar, të kërcënuara janë edhe liria e shprehjes dhe shëndeti i shoqërisë sonë”.

” Ne duhet të përdorim këtë moment për të artikuluar edhe nje herë zgjedhjen që ka përpara SHBA. A do të rikthehet edhe njëherë ajo tek vlerat revolucionare mbi të cilat u ndërtua? Apo do të vijojë të precipitojë, duke na tërhequr ne të gjithve në një greminë të rrezikshme dhe shtypëse, në të cilën gazetarët bien në qetësi nga frika e persekutimit dhe qytetarët duhet të përshpërisin vetëm në errësirë?” -deklaroi Assange.

Nderkohe, ne mbeshteje te Ekuadorit qe i ka dhene azilin politik Assange, kane dale edhe Venezuela dhe Kuba.

Matilda Alku/IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›