E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetari kerkon doreheqjen e gjyqtares

Ilir Yzeiri gazetari i emisionit investigativ Hapur ka kerkuar doreheqjen e Fida Osmanit nga procesi ku ai eshte pale e paditur.

Shkak per kete kerkese te gazetarit eshte fakti se gjyqtarja ka lexuar muaj me pare nje peticion kunder Top Channel per te perkrahur gjyqtarin Agim Bendo cka tregon sipas zotit Yzeiri se gjyqtarja Osmani paragjykon gazetarine investigative.

Gazetari i emisionit investigativ u padit kohe me pare nga fondacioni Zonja e Keshillit te Mire duke i kerkuar atij shumen e 100 milione lekeve per shkaktim demi moral.

Pas shtyrjes se procesit ne dalje te gjykates i pyetur nga Top Channel gazetari tha se ka trajtuar ne emisionin Hapur ceshtjen e mosmbajtjes sipas tij te amanetit te Nene Terezes duke ndertuar ne vend te nje spitali nje universitet privat. Ne gjykate gazetari Yzeiri shoqerohej nga kreu i Unionit te gazetareve Aleksander Cipa dhe analisti Andrea Stefani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›