"Gazetari, mes lirise dhe perpjekjeve"
Vetem 26 vjec dhe duket se ka bere nje udhetim me ngjitje te shpejte ne fushen e gazetarise shqiptare dhe krijimtarise poetike. Prej kater vjetesh pedagog i deges se gazetarise i kater lendeve ne Universitetin "A.Xhuvani", Elbasan dhe i dy lendeve ne Tirane ne Fakultetin e Shkencave Sociale, mban nje barre jo te vogel pedagogjike dhe profesionale. Duket se marrja e medaljes studenti me i mire i vitit 2005 ne Tirane i celi rrugen e suksesit. Isidori tregon se ka studiuar me ore te tera. Me tej, specializimi ne vitet 2006-2008, per Filozofi dhe Sociologji si dhe pervojat ne disa shtete si Gjermani, Hungari, Zvicer, Armeni etj. i dhane shanse te panumerta per te qene aktiv ne median elektronike dhe te shkruar. Prej gati nje viti, Isidori drejton nje prej radiove me te vjetra dhe me te dashura ne Tirane, Radio Stinet. Eshte dalluar per komentet ne gazeten "Koha Jone" dhe gazeta te tjera periodike. Pervoja si gazetar dhe monitorues i medias ne Keshillin Kombetar te Radio-Televizionit ne Tirane, kryeredaktor i revistave "Sirius" dhe "Kambanat", i njohur edhe si kontribuues ne fushen e marredhenieve publike ne Kishen Ortodokose, organizator e moderator i konferencave per median i kane dhene peshen e duhur per te ecur perpara. Ai eshte edhe autor i kater librave, ku dy prej tyre jane ne fushen e gazetarise "Hirushja eshte zgjuar" dhe "Mediakriza sociale" (ne proces botimi) jane shoqeruar edhe nga dy libra poetike ku nje prej tyre tashme eshte neper stendat e librarive me titullin "Beteja e shpirtit", ndersa libri tjeter eshte ne fazen e vezhgimit nga kritika. Kete here Isidorin e kemi intervistuar per gazetarine ne teresi dhe ate shqiptare ne vecanti, duke folur edhe per pervojat e tij profesionale gjate ketyre viteve.
Si ndiheni ne pozicionin e pedagogut dhe drejtuesit te nje mediaje?
Shume mire, nje pervoje e shkelqyer dhe nje rast per te dhene sa me shume nga formimi dhe pasioni per profesionin. Te jesh pedagog dhe te kesh dhjetera studente, ju siguroj qe meson me shume prej tyre, nga c'pretendojne ata prej meje. Te jesh drejtues i nje radioje, nje sfide per te shkundur egoizmin dhe per t'iu perveshur sa me mire punes.
Cfare kriteresh duhen qe te jesh nje gazetar i mirefillte?
Ne gazetari nuk ka receta, por sigurisht ka disa "shina" ku kalon treni i vetedijes publike. Kush do te sakrifikoje per te verteten dhe ta nxjerre ate te paster, ai eshte gazetar. Profesionalizmi fitohet me pervojen. Kriteret i percakton koha. Imagjinoni, a mund te krahasohen gazetaret e shekullit te kaluar me ata te shekullit tone? Kurrsesi. Sot jetojme ne te tjera te kushte dhe brezat e ardhshem do te jene ne te tjera rrethana, do kerkohen super-gazetaret qe i bejne te gjitha, me saktesi dhe ne kohe reale. Mendoj se edhe ne profesionin tone ka nje shkalle, dhe ata qe dine te hedhin kembet me kujdes dhe ne ngjitje, kane per te ecur me hapa te sigurt ne rrugen e suksesit dhe te behen te dashur per publikun.
Sipas jush a calon media shqiptare dhe cilat jane problemet?
Nuk mendoj se media jone eshte si nje njeri i cale qe ka pesuar rruges nje aksident. Krahasimi me vend do t'i shkonte pershtat historia e nje atleti qe ka shume pengesa ne vrapimin e tij. Pikerisht ketu burojne problemet. Media jone ka arritur nivele shume te larta teknologjike, patjeter edhe profesionale. Por eshte edhe nje e vertete tjeter qe nuk mund te mos permendet. Ne jemi veteformatuar sipas modeleve shabllon, qe do te thote se nuk i kemi kushtuar hapesiren e nevojshme krijueshmerise dhe pershtatjes se talentit me programin e duhur.
Sa e "hapur" eshte media jone ne shoqeri?
Perderisa media ka si funksion te saj primar sherbimin publik, te qenit e hapur eshte detyra e saj kryesore. Sa ndodh kjo tek ne? Realiteti eshte i dukshem dhe mendoj se publiku tashme e ka fituar pervojen per te bere dallimin. Mos harroni, media gjithmone ka qene dhe do te mbetet e hapur brenda kornizave. Ne e shikojme profilin e kornizen, por se cfare fshihet pas saj, ka gjithmone vend per pikepyetje dhe diskutime.
Keni eksperienca te ndryshme ne fushen e gazetarise si: gazetar, monitorues, kryeredaktor, komentator, lektor i gazetarise etj. Ke keni me te lehte te beni, po me te veshtiren?
Do me pelqente me shume emertimi gazetar. Kaq mjafton. Nese e ke marre kete status, ofiqet e tjera jane te perkohshme. Mund te provosh shume ne jete dhe ne profesion, veten e gjen me mire aty ku pershtatesh dhe je i dobishem. Nese do dilja ne pension gazetar, kjo do ishte dhurata me e bukur per profesionin tim.
Jeni pro medias se varur apo te pavarur dhe pse?
Sigurisht, jam pro medias qe i sherben me mire publikut. Mendoj se nje gazetar duhet te vendosi ne krye te qellimit te profesionit te vet, se pari njerezit qe e lexojne, e degjojne ose e shikojne. Koha ka treguar se media e pavarur ka sjelle me shume dobi per publikun, sepse eshte bere nje arene ku dalin ne pah te vertetat e panjohura. Ne demokraci, fjala e lire eshte kushti kryesor i harmonise mes te gjitha paleve. Jam per median e pavarur, sepse eshte gjithmone ne avangarde dhe me prane interesit publik.
Sa preket tematika e dhunes ne media?
Une kam bere nje studim per dhunen ndaj femijeve dhe si pasqyrohet ajo ne median shqiptare. Kam konstatuar se media jone nuk eshte indiferente ndaj kesaj problematike, por mendoj se duhet t'i kushtoje me shume rendesi dhe hapesire temave qe zgjojne ndergjegjen. Shikoni gazeta te medha evropiane dhe amerikane. Jam habitur kur kam lexuar analiza dhe faqe te tera me nje problem, ne dukje minor, por qe prekte masa te medha njerezisht. Kam besim se me kalimin e kohes edhe media jone do marre trajta me sociale.
A do merreni ndonjehere me politike?
Nuk e di, madje as nuk e kam menduar. Nje gje eshte e sigurt, qe politikan nuk behesh vetem per merita intelektuale. Me pelqen te provoj, por e di qe politika eshte "prove zjarri". Gjithsesi nuk e shikoj si profesionin tim. E parandiej qe edhe nese nje dite do te merresha me politike, do te shkruaja, sepse profesioni im i vertete eshte gazetar dhe shkrimtar.
A duhet te jete nje gazetar i njeanshem dhe pse?
Ne jetojme ne nje bote interesash ku politika dhe biznesi bejne ligjin. Ne vendin tone situata eshte edhe me e nderlikuar dhe vetekuptohet qe te dy instrumentet nuk jane ne duart e gazetareve. Nese devijon nga politika editoriale e nje mediaje, ka gjasa te dalesh nga dera, por nuk eshte e cuditshme te te degdisin edhe nga dritarja. Ne boten e gazetarise ka gazetare te tipit "Oriana Falaci". Une mendoj se nje gazetar duhet te jete i fokusuar ne profilin e tij dhe ta mbroje ate me dinjitet.
Ju jeni autor i librit radiogazetaresk "Hirushja eshte zgjuar". Pse e keni titulluar keshtu?
Hirushja eshte nje personazh i njohur per thjeshtesine dhe bukurine e saj. Askush nuk e mendonte se ajo do fitonte vendin e nderit nje dite. Edhe radioja ndoqi kete rruge. Ajo eshte zgjuar ne cdo moment dhe ofron per publikun programe te pasura, variacione te kendshme dhe profesionalizem. Libri ka ne brendesi edhe pjesen profesionale, por edhe ate filozofike, sepse ne gazetari idete jo vetem qe percillen, por edhe krijohen.
Nje mesazh per gazetaret e rinj dhe rrugen qe ata duhet te ndjekin kete rruge?
Nese jeni penduar per zgjedhjen e ketij profesioni hiqni dore qe tani. Nese me te vertete e dashuroni gazetarine, keni per te marre shperblimin e duhur. Rrenjet jane te hidhura, por frytet te embla.