Per tim bir dhe studentet e Mjekesise diten e Diplomimit
Miranda Haxhia
I dashur Marsel, sot eshte dite e rendesishme ne jeten tende, po aq edhe per shoket e tu.
Pas gjashte vjet studimesh, jo, hyre ne nje shkolle, kur ende e kishe numrin e kembes 24 dhe po del nga Universiteti i Tiranes me numrin e kembes 42 - ti diplomohesh per mjekesi. Jane kthyer permbys numrat, apo shenje e nje pjekurie te cilen e kemi dashur aq shume te gjithe ne, prinderit e gjithe studenteve te Mjekesise qe Diplomohen sot. Nuk fjeta dot, prisja qe kjo dite te ishte e rendesishme edhe nga dukja, por ti mesove deri vone, bere si zakonisht nje sherr te vogel me mua dhe me pas fole me shoket per diten e sotme.
Komisioni, profesore hijerende, 190 e kusur tema, pastaj kostumi, darka... deri ketu te ndoqa si gjithe nenat, pergjuese te zonjat per femijet e tyre.
Me erdhi keq qe nuk do kem rastin te provoj edhe une eksperiencat bashkekohore te Diplomimit te bijve, me ceremoni festive dhe zyrtare qe jepen ne TV. Kur te pyeta, nuk fole. Mjaftoi nje "Eh!" Askujt nuk i ka shkuar mendja te pagezoje Diplomen e veshtire te mjekut, dhe ku, ne nje vend si yni, ku mjeket i kemi dhe nuk i kemi, se ndonjehere me ngjasojne me tregtaret te Medreseja, apo butiket e frikshem te shtrenjte ne rrugen "Myslym Shyri". Larg tyre, biri im! Beje per veten tende, per ne, per vendin tend, per femijet e tu, per te gjithe qe nuk kane mundesi te kene nje djale mjek, por e duan nje mjek ta kene, ashtu si duam ne nje elektricist, nje taksist, apo nje hidraulik.
Askush nuk qenka kujtuar per ju, studentet qe duruat me gjate ne Universitetin e Tiranes, per ju, studentet e Mjekesise qe patet besimin, ndoshta te tepruar te shkolla e mire shqiptare dhe tek ajo qe eshte me e rendesishme, se dita e sotme, dita e Diplomimit tend dhe ajo e shokeve te, tu eshte dita e nje rifillimi te veshtire, ndoshta nga me te veshtiret ne profesionet.
Sepse nese duruat dhe u lodhet kaq gjate, duke u gdhire mbi libra pafund me dy byreke deri pasdreke, e nje abone autobusi per gjashte vjet rresht, nga viti i pare tek i gjashti (Jo i fundit!)ne fakultetin ku jo te gjitha gjerat shkonin vaj, ku benit mesim edhe ne kembe hera heres; kur vuanit dhe beje sherr me mua (gjithmone me mua!) per nje pedagog qe donte ti blije librin pa te futeshe ne provimin e tij, per nje tjeter qe si xhepist autobusi, ju kerkonte te mblidhnit nga dhjete mije leke (cfare jane dhjete mije leke?) per nje provim (koti???) ku mesoje shume dhe ndonjehere te hanin haken, - Besuat se do ishit ju, ti dhe shoket e shoqet e tua qe, pas 25-30 vjetesh te shkruanit nje leter me te bute dhe me entuziaste urimi per femijen e palindur ende, ku te kishit cfare tu tregonit dhe te ishit krenar me shume nga sa jam une sot, me shume nga sa jane prinderit e gjithe studenteve te
Mjekesise qe, edhe pse nuk gezojme te vishemi bukur e te mallengjehemi per Diplomimin e femijeve, e te bejme fotografi me uniformen pas betimit historik, kemi kohe dhe vend kur dhe ku te derdhim emocionet tona.
Kur te vije miku i xhaxhait tone nga fshati dhe ti te mos e shikosh nga veshja, kur te hyje ne deren e spitalit, por t'i japesh doren dhe zemren, pasi aty besova se te lindi pasioni i bukur per kete profesion te veshtire - do dritherohem.
Kur te vije ai punetori i aksidentuar te mos japesh konference shtypi per te treguar heroizmin tend se si e shpetove, por tregoi profesionin me duart dhe mendjen tende kujtdo qe do vije dhe do kerkoje ndihmen tende- une do buzeqesh lehte.
Kur te vije ai ministri apo kusherira e tij, mos ndrysho sjellje, mos e zbut me shume zerin nga niveli ku siguria dhe pjekuria jote e lejojne, sepse stomaku i tyre, apo dhjami i kusherinjve te tyre nuk eshte me i vyer nga veshka e atij katundarit qe i zuri gure se nuk piu ujin e blere, por uli koken ne burim, ashtu si ka bere gjithe jeten, apo te pusi qe e shpoi dhe gjeti burimin me te afert- do hesht dhe do mesoj nga ty.
Per Diplomen qe sot ke ne doren tende, ndoshta e shikon ende merakun, nese ke dale bukur si nje djale 24 vjecar. Dhe harron se ajo Diplome ka nje tjeter lloj bukurie te cilen ti vet mos kerko ta dallosh dhe ta kuptosh pa ndjere rrahjet e nje pensionisti ne stetoskopin kur ta vizitosh. Mos u rrek t'i gjesh semundjet. Ka shume dhe bej te pamunduren ta bindesh se eshte si djale i ri. Hiqi ate qe i shton rrahjet nga frika se do t'i kerkosh ryshfet, si ndodh rendom, jepi ngrohtesi, jepi dashuri, shko dil te rruga, blija vet serumin dhe barnat, sepse keshtu do mesoni te ngrini koken edhe perpara burokrateve me te regjur dhe do ta sheroni edhe vet spitalin nga sindroma e frikes se vetvetes. Fali ate qe zbuloi Hipokrati ne kohen tij- misionin e profesionit.
Nese do kerkosh xhepat, kurre Diploma jote nuk do kete shkelqimin qe aq i bukur te duket sot.
Nese nuk do gjuash ne rruge urithesh, pas nja dhjete vjetesh, ndoshta do besoj edhe une se mund te lejoj ndonje nga shoket e tu, apo shoqet e tua te sheroje migrenen time te vjeter.
Sepse tani me duhet ajo dhimbje koke. Vertet filloi kur hyre ne klasen e pare, por tani dua te shikoj si do ecesh, a do shkelesh ndokend me kemben tende te madhe, apo do hapesh gjithe thesarin qe zoti I fali njeriut dhe e beri te dalloje nga kafsha, psikiken, ndergjegjen dhe do dish te punosh. Po si do pergjojme ne nenat per sat e mire do jeni deri sa te kaloni moshen tone, po nuk e patem migrenen e merakut brenda vetes?
Ti nuk e di mire, por dua te the, jo per justifikim ndaj ndonje sherri ku te drejte ke patur ti, nuk eshte e lehte te besh prindin, sepse nuk ka shkolle te mirefillte qe te me jepte mua Diplomen qe te isha nene e mire para njezete e kater vitesh, ne moshe ne motres tende sot, dhe qe te gjithe neve na duket si loder. Po ajo eksperience prej 20 vjecareje nuk me rrezoi. Ne cdo veshtiresi ne, prinderit e tu zgjaten me pare doren drejt teje, pastaj drejt njeri tjetrit. Dhe kjo eshte nje Diplome qe ndoshta nuk ka as fotografi Brenda kapakut, por ka nje film te pashlyeshem- kujtesen e familjes.
Nuk fjeta sot se kisha frike mos shikoja endrra te bukura.
Se mos enderroja qe ne ceremonine imagjinare te Diplomes, vet ministrja e Shendetesise t'ju jepte doren e kurajes; vet dekani i Fakultetit te Mjekesise te ngrinte ballin krenar dhe te pagezonte udhen tuaj, me te veshtire, pasi nuk eshte se do kerkosh minerale ne trupin e tjetrit, por do nxjerresh xhevahiret nga mendja, dora dhe shpirti yt dhe do ndihmosh te tjeret, jo duke ua shitur, por duke ua falur.
Se mos dikush qe nuk ka frike nga semundjet, ndonje shef pavijoni, do vije dhe do t'ju orientoje se si te shperndaheni tani me pas. Jo. Nuk ndodh. Nga t'ia filloni? Ku do niseni? Kur do hidhni hapin e pare te atij numri te madh 42, qe mua, nenes tende me duket ende 24. (por ky eshte nje shkak per sherret tona te domosdoshme!) megjithate, kam besim se do mbani njeri - tjetrin, shoke e kolege te ardhem.
Te uroj te behesh njeri i mire. Mos u cudit. E di qe do me thuash- ti nuk merr vesh! Eshte mosha juaj qe gjykon keshtu! Eshte ajo stima, egoja e njeriut qe kerkon te kape majen. E njeriut qe do te kaloje me shume se prindi. Eshte burreria qe ecen perpara dhe ju ndjell, ju josh. Kuptoni, jo te gjitha ndjelljet ju bejne burra! Asnje gur, apo guralec mos e lini t'ju zere rrugen, nese pas gjithe ketyre keshillave me ke dhene te drejte.
Sepse keto guralece, neser behen shkembinj dhe ju zene pamjen. Ju bejne driteshkurter, te vegjel dhe burracake.
Besoni te vetja juaj, sepse keshtu do besoni edhe te vendi juaj. Besoni te ndershmeria juaj, sepse keshtu do beni te tjeret t'ju besojne.
Besoni te e ardhmja juaj, sepse keshtu do kuptoni nje dite se Diploma juaj nuk do jete vetem Diplome e studentit te Mjekesise, por Diplome e shkencetareve te ardhshem.
Ku do jeni pas nje viti? Nisuni nje here, jo rrugicave, por drejt, edhe ne nje rruge fshati, edhe atje ku doktori eshte si perendia, edhe ne nje miniere, edhe ne qytetin ku rrojne gjysherit e tu, edhe atje ku kane mbetur ca kusherinj te larget qe do behen te dyte me ty, sapo te te njohin. Dhe mos harro kurre: njerezit dine te njohin, sidomos mjekun e mire!
E gezofshi Diplomen e mjekut te gjithe ju, shoket dhe shoqet e tim biri. Nuk ua di te gjitheve emrat, por po guxoj t'ju quaj: mjeke!