E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, ne dy jave 300 analiza per virusin

Konfirmimi i rastit te parte me grip derrash ne vendin tone, duket se ka sjelle edhe panik tek qytetaret. Vetem dy jave pas publikimit te lajmit se ne Shqiperi mberriti gripi i derrave, jane kryer rreth 300 analiza per virusin A/H1N1. Nderkohe qe numri i te prekurve deri me tani ka shkuar ne 8 persona, 4 prej te cive u konfirmuan dy dite me pare. Mostrat e personave te prekur jane marre ne datat 22 dhe 23 korrik, 3 ne poliklinikat e Tiranes, nje ne spitalin Infektiv dhe nje ne spitalin e Lushnjes. 4 personat e infektuar jane te moshes 16- 23 vjec. Qe prej konfirmimit te rastit te pare, ne vendin tone jane marre rreth 293 mostra te dyshuara, tek persona qe kane shfaqur shenja te gripit, 8 prej te cileve jane prekur nga gripi i tipit A, ndersa do te jete laboratori i references ne Rumani, qe do te jape konfirmimin perfundimtar, nese jane prekur nga gripi pandemik apo thjesht kane kaluar gripin sezonal. Sipas autoriteteve te shendetesise, kjo shifer nuk eshte aspak shqetesuese, krahasuar me parashikimet qe u be ne fillim, si dhe numrin e te prekurve qe kane shfaqur vendet fqinje. Nderkohe qe tete rastet kane marre ndihmen mjekesore qe ne fazat e para te semundjes dhe vetem nje nga keto raste, ka marre trajtim me Tamiflu, pasi ka shfaqur komplikacione. Shumica e personave te infektuar, e kane marre virusin nga udhetimet jashte shtetit, nderkohe qe Tirana ka shenuar dhe numrin me te larte te pacienteve te dyshuar, por edhe te atyre qe tashme kane rezultuar pozitiv, ndaj virusit A/H1N1.

Te dyshuarit

Analizat e bera ne vendin tone, rezultojne se te 13 personat e dyshuar kane rezultuar te prekur nga gripi i formes A, cka ka bere qe keta paciente te marrin mjekimet e duhura, pasi specialistet dyshojne se ata, jane prekur nga virusi A/H1N1.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›