PD: Shpallja unanime e rezultatit, nje standard
Shpallja e rezultatit te zgjedhjeve me unanimitet nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, vendosi nje standard te ri demokratik ne Shqiperi. Ky ka qene vleresimi qe Partia Demokratike, i beri rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli deklaroi se ky qendrim i paprecedent eshte nje deshmi e pjekurise se institucioneve qe administrojne zgjedhjet ne vend. "Votimi unanim nga 7 anetaret e KQZ-se, te propozuar nga i tere spektri politik i vendit, perben nje arritje te madhe dhe nje standard te ri qe nuk ka ekzistuar me pare ne historikun e zgjedhjeve ne Shqiperi. PD vlereson kete votim konsensual, si nje deshmi e forte e pjekurise demokratike te institucioneve pergjegjese per administrimin e zgjedhjeve", duke vleresuar konsensusin e gjetur mes anetareve te KQZ-se. Partia me e madhe ne vend, theksoi se votimi unanim i KQZ-se per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve, tregon se te gjitha forcat politike e kane pranuar rezultatin e zgjedhjeve te qershorit. "Ky votim eshte nje deshmi tjeter madhore dhe motiv i vertete per pranimin e rezultatit nga te gjitha forcat politike", theksoi Mehilli. Sipas saj, nga ky shembull pozitiv i ndodhur ne KQZ, duhet te marre shembull edhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. "Rama, duhet te frymezohet nga fryma konsensuale dhe e bashkepunimit luajale ndaj ligjit, e bashkepunimit te mijera komisionereve ne qendrat e votimit dhe numerimit te votave, fryme e cila u pasqyrua sot teresisht edhe me votimin unanim te KQZ-se, per 140 mandatet e dala nga zgjedhjet e 28 qershorit", theksoi Mehilli. PD ka dale edhe partia fituese e zgjedhjeve, duke arritur te marre e vetme 68 mandate dhe bashke me aleatet 70 deputete. F.Mejdini