Gazetari që goditi Bush-in,i kërkon falje kryeministrit
Zyra e kryeministrit iraken ka njoftuar se gazetari që goditi me këpucë presidentin Bush, i ka kërkuar falje kryeministrit Nuri Al Maliki, që e turpëroi atë në sytë e botës. zyra e Al Malikit tha se gazetari është pënduar dhe ka kërkuar të falet. Muntazer al-Zaidi u bë shumë I famshëm në botën arabe pasi gjuajti me të dyja këpucët presidentin Bush, gjatë një konference për shtyp që zhvilloi në Bagdad.Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Bush nuk ndihet i mërzitur dhe se u mbetet autoriteteve të Irakut të vendosin se çfarë dënimi i takon Al Zaidit. Më herët autoritetet irakene thanë se 28 vjecari do të ndiqet penalisht në bazë të ligjit irakian, megjithëse nuk është e qartë se cilat mund të jenë akuzat. Avokatët irakenë kanë spekuluar se ai mund të përballet me akuzën e fyerjes së një udhëheqësi të huaj dhe kryeministrit irakian, Nouri Maliki, i cili ishte pranë presidentit Bush gjatë incidentit. Pas ngjarjes, në të gjithë Irakun u zhvilluan protesta në mbështetje të Zaidit, dhe manifestuesit bënë thirrje për lirimin e tij. Reporteri iraken u përkrah edhe nga familjarët e tij duke e falenderuar atë për guximin që pati. Vëllai i gazetarit iraken, deklaroi se vellai I tij është rrahur dhe dhunuar gjatë kohës që po mbahet nën arrest. Përvecse e qëlloi me këpucë bushin, reporteri përdori edhe shprehje ofenduese ndaj presidentit, duke e quajtur atë "qen".