E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetaria dhe universitetet private

FATOS LUBONJA

Para disa ditësh, Henri Çili, i cili, me sa di unë, përveçse gazetar analist, është pronar kryesor dhe menaxher i Universitetit Europian të Tiranës, pronar i gazetës Mapo dhe revistës Mapo, i shtëpisë botuese Mapo (nuk marr përsipër të di të gjitha funksionet e Çilit, por thonë se ka edhe disa funksione të tjera si këshilltar  në shtet dhe në shoqërinë civile), botoi në gazetën e tij Mapo një letër të hapur me të cilën i drejtonte publikut, por në mënyrë të veçantë disa emrave të mediave, shqetësimin për linçimin e padrejtë, sipas tij, të të gjitha universiteteve private, ngase i futën të gjithë në një kallëp me Kristalin e Renzo Bossi-t.
Duke qenë se bëj pjesë ndër të përmendurit me emër, po shpreh disa mendime rreth dy aspekteve që më tërhoqën vëmendjen në mënyrë të veçantë. E para, përmendja e emrave të njohur të gazetarisë si zhgënjyes për Çilin në debatin mbi universitetet; e dyta, çështja e universiteteve në Shqipëri dhe se çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen e tyre.
Po e filloj nga e para.
Çili shtron pyetjen se pse akademikë, pedagogë dhe veçanërisht gazetarë të njohur, që kanë pasur rastin ta prekin, sipas tij, nga afër cilësinë e UET-it, nuk kanë thënë asnjë fjalë të mirë për universitetin e tij. Kjo ngriti, në fakt, jo pak pikëpyetje te publiku i gjerë mbi rolin që kanë gazetarët në këto universitete. Në fakt, po të lexoje me vëmendje nëpër rreshta, renditja e emrave të njerëzve të medias spërmbante vetëm zhgënjimin e sinqertë të Çilit me ta. Meqenëse shumë prej tyre i ka edhe të njohur apo kolegë, sqarimin për heshtjen ai mund tua kërkonte, më së pari, në rrugë personale, kurse nxjerrja në media, sipas meje, kishte edhe synime të tjera. Personalisht, përvojat që rendiste Çili, të cilat, sipas tij, u kanë vërtetuar këtyre gazetarëve cilësinë e UET-it, mu dukën më shumë si favore personale dhe prapa ndjenjave të zhgënjimit personal nuk mund të mos ajgëtoja në to një mendim që Çili ska munguar të ma shprehë edhe publikisht: ju që hani nga ky sistem, që keni marrë edhe goxha para prej tij, pse nuk e mbroni atë? Pale që ka edhe ndonjë mosmirënjohës si Lubonja që arrin deri ta na shajë. Madje, madje, nuk mund të mos u asociojë atyre edhe një kërcënim me elegancë: pra, ju, që hani te ne, kini kujdes se po nuk na shërbyet, mund tua heqim edhe bukën e gojës.
Çështje e marrëdhënieve të lirisë dhe mundësisë së shprehjes së individëve me sistemin ku ata punojnë është një çështje principiale dhe për mua sot e gjithë ditën e pazgjidhur, madje edhe e rënduar në shoqërinë shqiptare.
Është e vërtetë se ne hamë/jetojmë brenda sistemit ekzistues, ku kam parasysh jo vetëm atë mediatik, por edhe më gjerë: atë politik, ekonomik, administrativ etj. Por më së pari na duhet të bëjmë një sqarim se çfarë duhet të kuptojmë me këtë sistem. Personalisht kuptoj dy gjëra që kanë, mes tyre, pika takimi dhe ndarjeje. Më një anë, po të kemi parasysh Kushtetutën, ligjet dhe po ashtu aspiratat, ne jemi një sistem demokratik, çka nënkupton para së gjithash disa liri themelore si ajo e fjalës, e manifestimeve, e krijimit të partive, e tregut të lirë; meritokracinë, sundimin e ligjit mbi krimin dhe po ashtu edhe ndarjen e pushteteve, ndër të cilat do të përmendja në këtë rast pushtetin e mediave. Por, më anë tjetër, ne sigurisht nuk mund të themi se funksionojmë dhe ushqehemi sipas këtij sistemi, përkundrazi, te ne ka një grumbullim në pak duar të pushtetit politik, ekonomik dhe mediatik, që kanë kapur tregun nëpërmjet klientelizmit e korrupsionit, ku një rol të rëndësishëm luan edhe krimi i organizuar, madje. Megjithatë, midis këtyre dy sistemeve, ku të parin po e quaj fasada, – apo sistemi i të ndershmëve po të doni, kurse të dytin – për të rimarrë temën e shkrimit tim paraardhës, – sistemi i maskarenjve, nuk ka një vijë ndarëse të prerë. Çkuptoj me këtë? Le ta shpjegoj nëpërmjet komentimit të një mesazhi që më shkruante së fundi një lexues: Tek lexoja shkrimin tuaj mu kujtua një nga seritë e serialit EZEL; ku personazhi në fjalë i drejtohet një kryebanditi, si këta tanët, me kërcënimin se do ti tregojë të fshehtat e tij para një tryeze me miq. Banditi, duke qeshur, i përgjigjet: Mendon ti se kam frikë për ato që do të thuash? Aspak, se këta që të dëgjojnë do ta harrojnë në çast atë që thua ti, pasi janë si unë. Ti flet se të lejoj unë, ose me saktë, ti jeton se të lejoj unë. Gazeta që blen, banka ku ruan paratë e çdo gjë qe ke janë të mijat []. Ju shkruani e flisni, zoti Lubonja, se duan ata; se jo vetëm nuk përbëni asnjë shqetësim për ta, por u shërbeni pasi u duhet një zë si i juaji për të provuar se janë demokratë. (http://perpjekja.blogspot.it/2012/05/beautiful.html)
Jam edhe nuk jam dakord me këtë konstatim të lexuesit. I gjithë problemi është se lexuesi im sistemin e të ndershmëve e sheh si formë/fasadë, kurse atë të maskarenjve si substancë apo përmbajtje. Mirëpo, sikurse dihet, kategoritë aristoteliane formë/përmbajtje janë të vjetruara tashmë, pasi forma (në këtë rast fasada për tu dukur si demokratë) është edhe përmbajtje. Fakti që edhe maskarenjtë që duan të aplikojnë sistemin e dytë flasin gjithë ditën se po ndërtojnë e po punojnë për të parin e ka një kuptim, d.m.th. përmbajtje. Asnjë kryeministër, për shembull, nuk guxon sot të thotë hapur në Shqipëri se, meqenëse është qeveria e tij ajo që i paguan rrogat Këshillit Drejtues, drejtorit dhe gazetarëve, ai ka të drejtë ta vërë TVSH-në në shërbimin total të vetin, siç ndodh te ne ditën për diell. Asnjë pronar mediash private nuk thotë dot publikisht se ka hapur një televizion apo gazetë për të mbrojtur interesat e biznesit të tij, paçka se edhe kjo ndodh ditën për diell. Edhe shumica e gazetarëve, që bëjnë politikat editoriale, meazallah se thonë se i hartojnë ato sipas diktatit të padronit, por sepse këto janë bindjet e tyre. Kjo, sipas meje, vjen sajë presionit që dikton forma/fasada, d.m.th. sistemi i parë mbi të dytin. Sipas sistemit të parë, nëse qeveria/shteti apo kompani private si Vodafone, AMC, kompani të ndryshme private japin para reklamash për televizionet dhe gazetat, këto nuk i japin për të mbajtur në pushtet një kryeministër apo për të pasuruar x apo y pronar, por që të krijojnë lirinë e shprehjes. Dhe ky është një realitet, nuk është një gjë virtuale, sikurse mendojnë disa. Sipas sistemit të dytë, të gjitha paratë publike e private të reklamave duhet të vihen në shërbim të pushtetit dhe pasurimit të disa individëve, e, nëse këto nuk mjaftojnë, këta do të vënë para të tjera, nga fitimet e tjera, që do ti kompensojnë pastaj nëpërmjet shërbimeve apo shantazheve që do ti bëjnë politikës. Mirëpo edhe ky sistem, që disave u duket si realiteti i gjallë, i pamposhtshëm, i përjetshëm, është gjëja më virtuale, më e brishtë, një fantazmë pushtetin e së cilës e mban në këmbë frika e njerëzve prej saj. Fakti është se të dyja këto sisteme, sikurse e thashë më lart, nuk janë të ndara me thikë njëri-me tjetrin, por kanë osmozat e tyre, pika takimi me njëri-tjetrin dhe përbëjnë një realitet të vetëm. E nëpër këto osmoza duhet të gjykojmë edhe lojën dhe rolet e individëve që punojnë brenda sistemit, se sa disa kërkojnë, me më shumë a më pak kurajë, të zgjerojnë hapësirat e lirisë që u ofron sistemi i parë dhe sa disa të tjerë punojnë për sistemin e dytë apo i nënshtrohen atij.
Është e vërtetë se sistemi i dytë, i maskarenjve, punon që këtë liri ta bëjë sa më të parrezikshme për të, ta kërcënojë me psikologjinë e frikës së sistemit të vjetër totalitar, me mendësinë e klanit që ka peshë më shumë se ligji, me mendësinë padron – skllav: unë të jap të hash, ti duhet të më shërbesh, ashtu sikurse edhe me metoda të reja të tregut do ti quante Çili – duke injektuar para për të anestezuar koshiencën publike nëpërmjet pagimit

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›