E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hrebickova: S'duam qe Kosova te mbetet "vrime e zeze"

Eshte zhvilluar takimi i nivelit te larte te perfaqesuesve te vendeve qe kane dhene donacione ne Konferencen e Donatoreve. Si mendoni se ka vepruar Kosova deri me tani ne kete drejtim?

Ne jemi shume te lumtur dhe mbeshtesim hapat qe i ka bere Qeveria e Kosoves deri me tani. Asistenca e donatoreve eshte e madhe, por, sic e dini, jo te gjitha fondet jane implementuar plotesisht apo jane vene ne perdorim deri me tani. Njera nder arsyet per kete eshte se Qeveria e Kosoves akoma po punon se bashku me Komisionin Evropian dhe te gjithe ne - donatoreve, ne drejtim te permiresimit te shume ceshtjeve, derisa mund te behet distribuimi i te hollave. Por, per shkak te situates aktuale te papelqyeshme ekonomike, per shkak te recesionit ekonomik dhe krizes ekonomike, jo te gjitha fondet qe jane premtuar mund te implementohen. Sidoqofte, jam krenare te them se Republika e Cekise, marre parasysh madhesine e saj, krahasuar me shume shtete te medha donatore apo institucione financiare nderkombetare, eshte angazhuar per nje ndihme financiare prej 4 milione e 700 mije eurosh, brenda periudhes 2008-2011, dhe nje pjese e madhe e kesaj shume eshte implementuar.

Ndihma e donatoreve nuk eshte vetem per te mbeshtetur infrastrukturen, edukimin apo shendetesine - qe te gjitha keto ceshtje te rendesishme, por ne pergjithesi qellimi politik global eshte mbeshtetja e reformave, ndaj te cilave duhet te jete e perkushtuar Qeveria e Kosoves. Kjo nenkupton dhe mbeshtetjen e rruges drejt Bashkimit Evropian dhe shume shtete duhet te permbushin nje varg kerkesash per te hyre ne fazen e pare, te dyte, te trete e keshtu me radhe, qe eventualisht mund te coje drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian.

Nese flasim per reformat ekonomike dhe rrugen drejt Bashkimit Evropian, sa afer dhe sa larg eshte Kosova ne kete drejtim?

Kosova eshte akoma shume larg, por, thene sinqerisht, kjo eshte ne rregull, eshte natyrale dhe normale. Republikes Ceke i jane dashur 17 vjet prej "Dites A" deri ne "Diten Z". Pra, eshte nje proces shume i gjate, i cili nuk perfshin vetem Qeverine, qe do te thote se nuk eshte vetem detyre e Qeverise, por eshte nje detyre kombetare, qe do te thote se Parlamenti duhet te jete i perfshire, po ashtu ministrite, organizatat joqeveritare, mediat, shoqeria civile, akademite dhe te tjera. Ajo qe dua te them eshte se ky eshte nje proces i gjate dhe Kosova akoma eshte shume larg, sepse ajo sapo ka filluar; keni vetem nje vit te ekzistimit dhe te qeverisjes, ndersa keni 10 vjet te mbikeqyrjes nderkombetare. Po, eshte e vertete se Bashkimi Evropian ka qene shume aktiv permes shtylles se katert te misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, e cila ka pergatitur nje baze te rendesishme dhe domethenese, ne menyre qe te mund te vazhdohet kjo rruge tani. Por, akoma kane mbetur nje varg detyrash qe duhet te zbatohen dhe per kete arsye ne mbeshtesim iniciativen e Qeverise se Kosoves te zhvilloje takime te nivelit te larte, qe kane per qellim te merren me trajtimin e donacioneve dhe asistencen e donatoreve. Cdo gje eshte e perbashket, andaj permes kesaj ata po ua hapin rruget vetes, neve, si dhe te gjithe shtetit - te kuptoje se kjo eshte nje pjese e rruges se nevojshme per te cuar Kosoven nje dite ne Bashkimin Evropian.

Republika Ceke eshte e njohur nga koha e Vaclav Havelit dhe "People in Need", qe kane mbeshtetur Kosoven. Cfare mund te beje Republika Ceke per Kosoven tani?

Jam krenare te perfaqesoj shtetin cek ne Kosove, sepse qe nga fillimi ne kemi qene mjaft aktive ne tere regjionin e Ballkanit Perendimor, perfshire dhe Kosoven, dhe jo vetem permes njeres prej OJQ-ve te saj me te medha e me te rendesishme "People in Need", apo permes Vaclav Havelit dhe aktiviteteve te tij si ish-President, por gjithashtu permes shtetit te vertete - pra permes kontributit te Qeverise. Angazhimi yne prej 4 milione e 700 mije eurosh ne Konferencen e Donatoreve, ne qershor te vitit te kaluar, nuk ka rene nga qielli brenda nje dite, por eshte vazhdim i perfshirjes se Republikes Ceke qe nga viti 1999, permes aktiviteteve civile, te eksperteve, politike, ushtarake, policore, si dhe aktiviteteve ne kuader te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, si dhe ne vendet fqinje te Kosoves, si ne Bosnje e Hercegovine, ne Maqedoni, ne Serbi dhe te tjera. Ajo qe dua te theksoj eshte se Republika Ceke eshte shume e perkushtuar ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor dhe ne nuk duam qe Kosova te hiqet, ne nuk duam qe Kosova te mbetet nje vrime e zeze. Ne besojme se ne te njejten menyre, sikurse Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia apo Mali i Zi, edhe Kosova duhet te beje te njejten gje per te qene pjese e familjes evropiane. Mirepo, kjo nuk varet vetem nga ne, por varet kryesisht nga ju, ne menyre qe te mund t'i implementoni kushtet ne ate menyre qe te fitoni vetebesimin se jeni ne kete rruge. Pastaj, varet nga ne, te shkojme se bashku duke ju mbeshtetur. Pra, Republika Ceke ka qene e perkushtuar, eshte e perkushtuar dhe mendoj se do te jete e perkushtuar ne kete drejtim. Ne, si kryesuese e radhes e Presidences se Bashkimit Evropian, kemi politiken tone te zgjerimit per Ballkanin Perendimor, si nje nder prioritetet tona se bashku me integrimet trans-atlantike dhe marredheniet e partneritetit me Evropen Lindore. Ne mendojme se pa zgjerimin e Bashkimit Evropian permes integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor, do te mund te ndikohej negativisht kryevepra e ekzistences 60-vjecare te Bashkimit Evropian, andaj dhe e mbeshtesim ate.

A mund te jete nje pengese ne kete drejtim fakti qe Kosoven akoma nuk e kane njohur te gjitha shtetet anetare te Bashkimit Evropian?

Nuk mendoj keshtu, por nuk dua te flas ne emer te atyre shteteve. Ne, si kryesuese e presidences, jemi duke i pajtuar te gjitha pikepamjet dhe qendrimet dhe secili shtet ka te drejte te beje ate qe do dhe ate per te cilen konsideron se eshte e drejte. Ne fakt, ne besojme se cdo shtet ne Bashkimin Evropian e kupton seriozitetin e bashkepunimit me shtetet e Ballkanit Perendimor; anasjelltas, po ashtu besojme se ato shtete kuptojne rendesine e bashkepunimit me Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›