Gazetarja Roksana Saberi mbërrin në Vjenë
Vjene - Gazetarja Roksana Saberi u largua sot nga Teherani dhe mbërriti në Vjenë të Austrisë së bashku me prindërit e saj. Amerikano-iraniania deklaroi se do të qëndrojë në Vjenë për disa ditë për t’u qetësuar nga ajo çka i ndodhi në Iran. Më pas, ajo tha se do të kthehej në shtëpinë e saj në Dakoten Veriore.
Gazetarja 32-vjeçare u liria ditën e hënë nga autoritetet iraniane, pasi qëndronte në burg prej katër muajsh e akuzuar për spiunazh në llogari të amerikanëve. Fillimisht ajo u dënua autoritetet iraniane me 8 vjet burg, më pas dënimi u ul në 2 vjet, derisa u pezullua fare.