E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përçahet PBDNJ-ja

Gjirokastër -Kalimi i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në krahun opozitar ka shkaktuar përçarjet e para në këtë parti. Një nga figurat më të rëndësishme në jug të vendit, atje ku edhe ndodhet pakica greke, ka deklaruar se nuk do të kandidojë më nën siglën e partisë së tij. Spiro Ksera, prefekt i Gjirokastrës, ka dalë kundra vendimit të partisë.

Ksera, drejtuesi i “Omonias”, ka zhvilluar një takim me anëtarë, kryetarë komunash dhe me kryepleq të zonëpas të cilit ka deklaruar kundërshtimin e hapur ndaj vendimit të Dules për t’u bashkuar me Ramën. “Nuk do te jem kandidat i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, por kjo nuk do të thotë se nuk do jem kandidat i një force tjetër politike”-theksoi Ksera. Megjithatë, ai ende nuk ka vendosur se me cilën parti do të kandidojë në këto zgjedhje, duke nënvizuar se këtë vendim do ta merrnin mbështetësit e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›