Gazetarja e paditur largohet nga Shekulli, gazeta ia quajti padinë çështje private
Gazetarja Lindita Çela, e paditur nga Drejtori i Marrëdhënieve për Publikun në Kryeministri për shkak të një shkrimi të publikuar në gazetën Shekulli, ka dhënë dorëheqjen nga gazeta pasi kjo e fundit e quajti padinë një çështje të saj private. Edhe pse shkrimi u botua në gazetë dhe ishte mëse korrekt, duke u mbështetur në një dokument të publikuar nga vetë administrata, ajo u padit, por gazeta ku punonte e shpërfilli. Në situatën e ndodhur së fundmi, ku unë jam paditur në gjykatë nga Drejtori i Marrëdhënieve më Publikun të kryeministrit Sali Berisha, e ky fakt e u konsiderua nga ju si çështja e ime private, jam detyruar të kërkoj dorëheqjen time nga gazeta që ju drejtoni e botoni.
Z. Kryeredaktor, ju kujtoj se me drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun të kryeministrit Berisha nuk kam asnjë çështje private. Shkrimet të cilën kam shkruar, jo vetëm për këtë rast, nuk do tju hiqja as një presje, e deri më tani, e kam konsideruar privilegj bashkëpunimin tonë pasi ca të vërteta në këtë vend kemi mundur ti themi. Pas kaq vitesh në gazetari, kam mësuar se ky profesion është punë, besim, përpjekje dhe ndershmëri për të shkuar tek e vërteta. Me përcaktimin e kërkesës së padisë së Kryeministrisë së çështje e ime private besoj se janë thërmoqur themelet e bashkëpunimit tonë. Unë nuk besoj më në mbështetjen tuaj, e çështë më e rëndësishme ky fakt do të shpërbejë si një censurë shumë e fortë në ushtrimin e profesionin tim në gazetën që Ju drejtoni dhe botoni. Në këto kushte z. Kryeredaktor, gjykoj se është më e moralshme ndërprerja e marrëdhënieve të punës mes nesh. Mbetem me respektin më të madh në bashkëpunimin tonë të deritanishëm, thuhet në letrën e dorëheqjes së gazetares.
Si është çështja e Lindita Çelës?
Shaban Memia, kur vendosi të shkarkonte kreun e ALUIZNI-t në Tiranë, Ferdinand Shehu, u dërgoi mediave një dokument ku thuhej se ai kishte qenë spiun i komunizmit. Në listë krahas emrit të të Shehut ishin edhe disa emra të tjerë, mes tyre edhe ai i Drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri. Gazetarja vetëm sa ka cituar këtë dokument të Memisë, siç kemi bërë edhe ne në mediat e tjera. Por pesë muaj pas botimit të dokumentit, ndaj saj është ngritur padia. Gazetarja thotë se padia është ngritur pasi ka publikuar disa shkrime kundër Berishës, që kanë lidhje me tentativën e Berishës për të blerë vizitën tek familja e Hekuran Dedës, vrarë më 21 janar.