Gazetarja ukrainase “u shpëton” rebelëve sirianë

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka konfirmuar raportet e mediave se një gazetare ukrainase, e rrëmbyer në Siri, ka arritur të largohet nga kidnapuesit.
Vetë gazetarja, Ankhar Kochnyeva, i ka dhënë lajmin përmes tekefonit agjencisë RIA Novosti.
Ajo është kidnapuar në muajin tetor nga anëtarë të Ushtrisë së Lirië Siriane, organ ky që kundërshton sundimin e presidentit Bashar al-Assad.
Në një video të postuar në muajin nëntor, Kochnyeva ka thënë se është agjente sekrete e Rusisë, por nuk është e qartë nëse ajo është detyruar të bëjë deklaratën./Indeksonline/