E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Kroaci me viza schengen

Ambasada e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, përmes një note verbale, ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës se autoritetet kroate kanë vendosur që të kthehet regjimi i mëparshëm për hyrje të qytetarëve të Kosovës në territorin e Kroacisë.

Sipas këtij vendimi, shtetasit e Kosovës të pajisur me vizë schengen, mund të hyjnë në Republikën e Kroacisë pa pasur nevojë të pajisen me vizë kroate.

Nga e hëna, 11 mars 2013, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë schengen me validitet territorial të kufizuar (Valid for: Schengen States (–ES, GR, SK)), nuk do t’u kërkohet vizë për të hyrë, qëndruar apo kaluar transit përmes territorit të Republikës së Kroacisë.

Sipas vendimit të autoriteteve kroate, dokumentet e lartpërmendura duhet të jenë valide në momentin e lëshimit të territorit të Kroacisë.

Ky regjim do të jetë valid deri në datën e hyrjes së Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›