Gazetat titull kryesor sondazhin e Ora News

Sondazhi i organizuar nga kompania IPR Marketing dhe televizioni Ora News ka zënë një hapësirë të madhe edhe në median e shkruar. Në këtë mënyrë gazetat më të mëdha dhe me ndikim në opinion publik kanë pasqyruar në faqet e tyre të para rezultat e këtij sondazhi. Gazeta "Panorama" i ka kushtuar një vëmendje të madhe këtij sondazhi duke e pasqyruar në faqet e saj të para. Një tjetër gazetë e cila ka publikuar të dhënat dhe metodologjinë është edhe "Tirana Observer" e cila që në faqen e parë të gazetës i ka dhënë të gjithë hapësirën e duhur këtij sondazhi i cili fotografon prirjejn e elektoratit vetëm pak ditë para zgjedhjeve. Përveç këtyre dy gazetave edhe pjesa tjetër e medias së shkruar ka pasqyruar në faqet e saj kryesore rezultat e sondazhit të kryer nga teleivizoni Ora News dhe nga IPR Marketing. IPR Marketing ka kryer gjithsej katër sondazhe në Shqipëri që nga data 15 prill kur ishte sondazhi i parë. Përveç këtyre IPR Marketing ka publikuar edhe sondazhe për dy qarqet më të mëdha të vendit, Tiranën dhe Fierin.